Basha dhe Kryemadhi, mund të shmangnin shpenzimet për te 'blerë' Perëndimin

Basha dhe Kryemadhi, mund të shmangnin shpenzimet për te 'blerë' Perëndimin

Dy drejtuesit kryesore të opozitës joparlamentare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë një sforcim të panevojshëm financiar, por dhe politik, në përpjekje për të zbutur perceptimin e izolimit ndërkombëtar të opozitës. 

Monika Kryemadhi shkoi deri në SHBA, përmes lobistëve financiarë, për të dëgjuar në çdo zyrë fjalinë. “Për SHBA dhuna është e papranueshme” dhe për të bërë publike heqjen e vizës për Petrit Vasilin, ndërsa Lulzim Basha vuri në siklet gjithë emigrantët pro PD në Londër dhe lobistët e tij, t’i rregullonin takime me njerëz anësorë të politikës britanike, të cilët po ashtu i përsëritën qëndrimin e prerë të Britanisë së Madhe, kundër daljes nga Parlamenti dhe bojkotit të zgjedhjeve, si dhe dhunës në rrugë.

Ata mund t’i kishin kursyer dhe lekët dhe deklaratat shtesë kundër tyre, pasi i gjithë ky operacion i kushtueshëm financiar dhe politik, është nisur nga një premisë e gabuar.

Basha dhe Kryemadhi u nisën papritur për në Perëndim, pas një dite, kur brenda dy orësh kishte shtatë deklarata të egra ndërkombëtare nga SHBA, BE, OSBE, qeveria gjermane, Britanike, Italiane, dhe Austriake.

Pas kësaj dite të zezë, të nisesh për të sqaruar SHBA dhe Britaninë, do të thotë të nisesh nga premisa e shpikur, që ato nuk e njohin të vërtetën dhe do shkojnë t’ua sqarojnë këta.

Në të vërtetë edhe Basha edhe Kryemadhi, e dinë se ata nuk ndryshojnë dot asgjë në perceptimin dhe qëndrimin ndërkombëtar kundër tyre.

Ata nisen me shpresë, se ndoshta ata nuk do bëjnë deklarata publike dhe këta do gënjejnë militantët e tyre në Tiranë, për një farë mbështetje Perëndimore.

Fatkeqësia e tyre është se në të dy rastet dhe SHBA dhe Britania, i përsëriti qëndrimet e ashpra kundër opozitës dhe duke ju referuar vizitave private të tyre.

Për shembull, LSI mendoj se i kishte punët më mirë para vizitës së Monikës në SHBA se sa pas vizitës së saj. Së paku para vizitës ne nuk e dinim që Petrit Vasilit i kishin hequr vizën, dhe nuk e kishim dëgjuar Monikën të dënonte ndonjëherë dhunën në protesta. Përkundrazi ajo fliste për tërheqje zvarrë të Edi Ramës dhe për një ’97-të të dytë, që do të na dukej lule në raport me të parën. Pas vizitës në SHBA, Monika fliste si misionare e “Nënë Terezës”, që përgjërohej për paqe. Të drejtë ka me çfarë i kanë dëgjuar veshët në korridoret e Kongresit dhe Departamentit të Shtetit, por mund t’ua kishte kursyer njerëzve të LSI këtë imazh të ri, pasi tregon se është e kundërta e qëllimit për të cilën u nis në SHBA. Ajo u nis atje si “skifter” që do shqyente Edi Ramën dhe u kthye si “dallandyshe” paqeje.

E njëjta gjë dhe për Lulzim Bashën. Nga gjithë izolimi ndërkombëtar që ai pati në Tiranë dhe deklaratat e ashpra, i vetmi diplomat që ka inkurajuar në një far mënyre dialogun me qeverinë, ka qenë ai britanik dhe Basha shpresoi se duke udhëtuar në Britani të Madhe me Mediun, Bumçin  dhe një ish gjeneral tjetër të Gërdecit, do të krijonte idenë, se do e përçante Evropën, duke e nisur punën nga Britania.

Në fakt pas vizitës në Britani, edhe demokratët janë më të dëshpëruar se para vizitës, pasi së paku para vizitës, Basha u dukej i fortë që nuk pyeste as për Evropën, as për SHBA, kurse tani u duket si një refugjatë që i kanë refuzuar azilin.

Mbi të gjitha Basha dhe Kryemadhi kanë shkrehur ngazëllimin e gjithë atyre që mendonin se ata do ta bëjnë këtë betejë edhe kundër Perëndimit. Vizitat e tyre treguan se ata nuk bëjnë dot betejë kundër Pernëdimit, por as nuk bëjnë dot paqe me Perëndimin. Ndaj them që mund të kishin kursyer paratë, se për lodhje fizike nuk është problem. Të rinj janë akoma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VANGJUSHI PETROS E FANIJES: 20/05/2019 18:14

    O SHQIPTAR LUL BASHA ME BREK TË TRASHA ËSHTË KOMPLET DEBIL.NJË NJERI QË S'KA DIPLLOM E QË SDI TABELËN E SHUMZIMIT.SHIKONI SE ÇFAR IDJOTI ËSHTË KY NJERI : A MBAHET FATMIR JEVGJIT MEDIU NË KUALICJON A MBAHET NARD VESH GJAT NDOKA NË POLITIK A MBAHET DASH PIANECI SI POLITIKAN MOR JAHU. ME NJË FJAL AI MERET ME KARTA PLOTËSISHT TË DJEGURA. E DO QË TË FITOI XHEKPOTIN ME KARTA TË DJEGURA. KAQ NJERI MEKSIN ËSHTË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë