Kryedemokrati Lulzim Basha, pas disa ditë heshtje, ka reaguar në rrjetet sociale duke akuzuar qeverinë se po çon drejt mbylljes bizneset. Basha shkruan se çdo ditë në Shqipëri, gjatë këtyre 7 muajve të 2018-ës, mbyllen 45 biznese. 

Basha i referohet të dhënave të publikuara dy ditë më parë nga deputetja e PD, njëherazi anëtare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku. Sipas kreut të PD, sa më gjatë kjo qeveri të qëndrojë në detyrë, aq më keq do jetë për shqiptarët. 

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shkruan Basha në Twitter, postim që e shoqëron me një video

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët! pic.twitter.com/j9nV36ong2

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 8, 2018