TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim mesditën e sotme në selinë blu me përfaqësues të Partisë Konservatore britanike. Pas përfundimit të takimit, Basha deklaroi se në fokus të bisedës ishte përzgjedhja e kandidatëve për deputetë sipas standardeve europiane duke marrë përvojën më të mirë britanike për mënyrë e seleksionimit.
Lideri i PD theksoi se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë për shkak se Parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësojnë popullin prandaj shtoi se standardi që do të sjellë opozita do të ndryshojë sistemin. Basha sqaroi se modeli britanik synon seleksionimin e kandidaturave përpara se ato t’i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësisë.
Partia Demokratike ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD-së, e gjithashtu kemi vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale, me aftësi profesionale dhe përkushtim politik ndaj vlerave. Ky është një problem për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.
PD po kontribuon në tre drejtime: dekriminalizimi, vettingu në politikë dhe reforma zgjedhore. Në kemi hedhur hapin konkret për ndryshimin statutor për seleksionimin e kandidaturave më pasi ti dërgohen për miratim anëtarësisë sipas Konservatorëve britanikë. Sot kemi këtu njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në parlamentin britanik.Lulzim Basha