Kreu i PD-së, Lulzim Basha dëshmoi sot në prokuroria mbi 2 orë lidhur me dhunën në PD gjatë protestës së 8 janarit. Prania e tij në prokurori ka bërë që deputeti socialist Erion Braçe t'i kërkojë të dëshmojë edhe për 21 janarin ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Sipas Braçes, Basha duhet të dëshmojë mbi këtë ngjarje të rëndë dhe jo ta quajë atë një çështje të mbyllur, në të kundërt ai do të vijojë të jetë njësoj si Sali Berisha.
Deputeti i kërkon Bashës që të ndahet përfundimisht nga berishizmi dhe të flasë për pushkatimet në bulevard, që në 2013 ka qenë Ministër i Brendshëm.
"Lulzim Basha e quan të mbyllur 21janarin, në derë të prokurorisë! Pyetje Lulzim, kush e pushkatoi Aleks Niken? E sheh që nuk është mbyllur gjë? Nxirre berishizmin prej teje dhe dëshmo! Ke qenë ministër i Brendshëm ditën e pushkatimeve. E lehte t'i ikësh Sali Berishës fizikisht, por ai është brenda teje! 21janari është prova! Ti as do që të pyetesh për të, e quan të mbyllur! Boll dëshmove për dhunën e tij ndaj teje, koha të dëshmosh për pushkatimet e 21 janarit! Kështu sic jeni, jeni njësoj, siç në këtë foto", shkruan Braçe.
Pas dëshmisë së tij në prokurorinë e Tiranës, kur u pyet nëse do të rihapet dosja e 21 janarit, Basha tha se kjo çështje është mbyllur dhe nuk duhet të fokusohemi më në të.
" E para e punës që dosja është proceduar në mënyrë të plotë në gjyqet shqiptare. Dhe e dyta, siç ju thashë, me gjithë respektin dhe kohën e gjatë që kaloni në veçanti në janar që është gjithmonë ftohtë dhe ju që qëndroni këtu jashtë duke pritur, por më lejoni që mos ta kthejmë këtë në një kalvar të pafund pyetjesh, por të fokusohemi tek çështjet kryesore për të cilat ndodhemi këtu", tha Basha
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Bamir Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit! Berisha e sheh pushtetin me dylbi, i garanton Ramës mandatin 4
7 Janar, 19:51
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
Nuk mendoj se keni hequr edhe ligjin per krimet qe skane kohe skadence,por gjer sa te dalin pergjegjesit ata rrijne aty,presin drejtesi. PER KETO DUHET TE PROTESTOHET
Përgjigju