Kreu Demokrat, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku u takua me banorë dhe studentë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës. Basha tha se Edi Rama e trajton parlamentin si banjo publike ndërsa blen deputetët si të ishin bagëti në tregun e Milotit.
Ai bëri akuza ndaj Edi Ramës dhe Vangjush Dakos të cilët sipas tij kanë ardhur në pushtet duke vjedhur popullin dhe tashmë janë peng të oligarkëve që i kanë sjellë në pushtet.
"Vangjush Dako dhe Edi Rama janë peng të parave të krimit me të cilat kanë ardhur në pushtet. Dako ka rritur taksat dhe e ka bërë naftë më të shtrenjtë në Europë. E kanë palosur sistemin shëndetësor. Paratë që duhet të shkonin për investimet i vjedhin disa oligarkë. Edi Rama sot ka të gjitha pushtete. Ai e trajton parlameentin si banjo publike ndërsa deputetët si bagëti që shiten në tregun e Milotit. Shqiptarët e treguan refuzimin e këtij sistemi me 21 shkurt. Ne dëgjuam zërin e studentëve dhe zërin e qytetarëve dhe vendosëm t'i japim fund kësaj fasade, sepse çdo amendament që ne paraqitëm në kuvend ata e votuan kundër.
Propaganda e Edi Ramës, vdiq, ngordhi. Kur ne denonconim kanabizimin ai qesht e përqshte. Edi Rama futi ekonominë në kolaps. Ne kurrë s'kemi qenë më të qartë se sa kur i dhamë fund parlamentit të krimit dhe hajdutërisë. Provokimet që po bën me ata të mjerët që i peshkon andej e këtej do të marrin fund ditën e nesërme. Shqiptarët kanë vendosur të marrin fatin e tyre në duart e tyre deri në fitore.
Beteja jonë nuk është e lehtë. Kjo betejë është vetëm fillimi. Duhet t'i çojmë para drejtësisë dhe paratë që kanë grabitur t'ia kthejnë qytetarëve. Vendi duhet të ketë institucione që nje grup oligarkësh të mos marrë më peng vendin tuaj. Që të ndoshë kjo na duhet ndihma juaj, Në emër të PD kërkoj ndihmën tuaj që të bëjn një pak kombëtar që të shembin në themelë këtë regjim", u shpreh Basha.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave
10 Nëntor, 18:40
-
Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës, projekt korruptiv
9 Nëntor, 15:58
Mos e harro se keta jane bagetite e listes we PD-se apo gabohem?
PërgjigjuIk o zorre . Keni 30 vjet.
PërgjigjuKy hajduti me buzeqeshje e merr kete popull per budallla...
Përgjigjuo lule po ate ishin ne kopen tende me pare,,kshu ti as per coban sje i zoti
PërgjigjuVjet shkuat e lobuat me keq se pederastet e Hollandes qe te mos japeshin negociatat,sivjet avazi i vjeter me regji te re braktisim parlamentin,ka per te ju kendu kenga e turpit ty o Lulzim Basha sebashku me Sali Berishen e Ilir e Monika Kokmadhi brez pas brezi per kete poshtersi qe po i beni vendit per te ruajtur pasurite qe i keni vene nepermjet hajdutllekut ,prandaj nuk i kuptoj ata njerez qe ju vijne prapa si mish per top.
PërgjigjuEdi Rama po te trajton ty si gomar Peqini. Sa per deputetet bageti u marsh te keqen.
Përgjigjuo lulush o b**ush na u ke bo ti me monen si nje film horror me humor zdi si te fshi
PërgjigjuNjashtu siç i bleve ti njerezit brenda partis tate per tu bo kriekar.ndersa ky nuk po i blen po eshte vullneti i tyre qe po marin mandatin per te ecur shqiperia perpara jo per ta lene mbrapa si ti
PërgjigjuPo të krahasosh ato kafsh të pafajshme me ty jeni 100 miljon vjet drit larg njëri tjetrit. Ti je ANTISHQIPTAR ti je gënjeshtar, ti je hajdut , ti je kriminel . Ti do ta shikosh Shqiprin e Shqiptarët sa më posht ti je tradhtar më i poshtër në historin e Shqipris. Ti ja kalon dhe kryekriminelit MALOK salhe berishoviçit.
PërgjigjuBagetite i vendose ti Lulzim ne listat e PD-se, apo i vendosa une?
PërgjigjuOre zoteri pse e ofendon tregun e Milotit duke e permendur ne retorikat e metaforikat e tua idiote??? Ne ate treg ka aq njerez te ndershem e te vuajtur dhe aq kafshe te pafajshme sa ju personalisht por edhe te gjithe politikane e ketij vendi , nu kju afroheni dot tek maja e gishtit!!!!Mos bej retorika more zoteri se eshte badallallek, por jep aresye te qenesishme pse populli duhet te besoje ne qellimin tend te mire per ta rregulluar kete vend pasi e ke vjedhur e shfrytezuar per nje kohe( sic I thone shkodranet) bajagi te gjate. Mos na perrallis se do ulesh taksat e do rrisesh pensionet dhe pagat, sepse keshtu del jo vetem genjeshtar ( qe mbase nuk eshte gje e re) por del edhe I papergatitur per te drejtuar financat e ketij vendi. Z. Basha hap ndonje liber dhe lexo qe buxheti I shtetit mbahet nga taksat ( te ardhura per buxhetin). Nese te ardhurat per buxhetin ulen me cfare do e perballoje zoterote rritjen e shpenzimeve ( rritje pensionesh e pagash) apo flet ne typ per te mashtruar ppopullin me fjale te bukura. Rama edhe nese ka blere ( gje qe askush nuk e di , se nese e di duhet ta dergosh ne gjykate e boll me Gjykata e kapura e te leshuara se e keni bere telef si term nga te gjitha anet politike) ka blere ata qe ti I ofrove ketij vendi si candidate te besuar te listave te parties tende. Edhe ketu ti del qe nuk je gati per te drejtuar , pasi nuk ke aftesine te njohesh njerezit qe afron prane teje. Prandaj BOLL ME se nuk po mundemi te hapim dot televizorin se gjithkund jeni ju ose palet e partive te tjera. Na keni lodhur mjaftueshem qe te mund t'ju besojme me!!!!
PërgjigjuJeni bere si shtepia e xhenazese, s'po ju qesh me fytyra neper takime. Boll i genjeve njerezit qe mbledh, s'ka nevoje Rama t'i bleje deputetet e opozites. Mendo ndryshe se ka njerez edhe brenda partise tuaj qe e vene pak me teper mendjen ne pune dhe pertej rreshtimit si ushtar ne cmendurine tuaj, zgjedhin te miren e tyre personale qe vjen nje here ne jete; karrigen, rrogen dhe benefitet e tjera te mandatit. Te ishte Rama monster si Saliu do ju kercenonte qe mandatet tuaja do i marre PS-ja dhe nga 78 deputete mund te beheshin 130. Djegia e mandateve eshte marrezi dhe jo idealizem. Mendonit se Rama do vinte t'ju lutej aman mos i digjni mandatet derisa te benit pazar, por ne fakt as e mori mundimin t'ju vinte pas avazit dhe te nesermen Kuvendi ia çoi KQZ-se kerkesat tuaja. Tani inatin e keni me shqiptaret qe s'ju vijne nga pas dhe doni te digjni punen e hapjes se negociatave qe t'i denoni shqiptaret qe s'ju besojne ne asnje nga aksionet tuaja politike.
PërgjigjuCmimin me te larte ne burse e ka Krrici i Faros se ne Europe preferohen shume deputetet e kryqezuar ....