Basha falenderon protestuesit: Ramën dhe Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna, s'tërhiqemi

Basha falenderon protestuesit: Ramën dhe Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna, s'tërhiqemi

Lulzim Basha dje në protestën e opozitës

Një ditë pas protestës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita nuk do tërhiqet nga rrëzimi i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Edhe pse tubimi përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk prodhoi asgjë nga sa pretendohej në kauzën e PD-së, përveç tensioneve dhe dhunës në përleshje me forcat e rendit, kreu demokrat falenderon pjesëmarrësit dhe deklaron se qëndrimi i opozitës është i panegociueshëm për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit. 

Sipas Bashës, përsa kohë Xhafaj do jetë ministër, nuk do ketë drejtësi për vëllain e tij dhe as luftë kundër krimit dhe drogës. 

Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.

Lulzim Basha kryetar i PD

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook:


Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna.

Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën.

Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.

Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja.

Ndaj nuk duhet të shpërqëndrohemi nga e vërteta: Shqipëria nuk mund të ketë një ministër të brendshëm që ka mbrojtur dhe mbron vëllain e tij trafikant. Qeveria nuk mund të jetë instrumenti i kriminelëve nga Arben Ndoka tek Armando Prenga tek Elvis Roshi tek Saimir Tahiri tek Agron Xhafaj tek Vangjush Dako, e qindra të tjerë. Qeveria duhet t’i përkasë popullit dhe të punojë për popullin.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren