Basha firmos kontratë me banorët e 'Astirit': Në shtator protesta popullore dhe dialog kombëtar

TIRANE - Në prani të ish-deputetëve të partisë së tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, lideri demokrat Lulzim Basha, njëjtë siç bëri me artistët që janë kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, firmosi këtë të premte një marrëveshje me banorët e zonës së "Astirit" të cilët prej muajsh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe. Kontrata mbetet në kuadrin e premtimeve kur PD të vijë në pushtet. Nën 'kostumin' e kryeministrit të ardhshëm, Basha tha se kur opozita e bashkuar të vijë në pushtet, do të rishikojë projektin për ndërtimin e "Unazës së Re", duke thënë se aktuali është korruptiv.

Kryetari i Partisë Demokratike shkoi pranë banorëve të Astirit për të firmosur vetë marrëveshjen dhe tha se përmes saj do të garantohet që ata të dëmshpërblehen për banesat e tyre sipas vlerës së tregut.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” - thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet. Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD  angazhohet në këtë kontratë që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Një tjetër pikë e kontratës ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re. Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizim të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Ndërsa pika  e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re.

“Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”- thuhet në kontratën mes PD dhe grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e ka mbështetur protestën e banorëve të 'Astirit' që në ditët e saj të para, mbështetje që u përforcua edhe më tej me zbulimin e skandalit të kompanisë Dh Albania që do ndërtonte lotin e parë të Unazës së Madhe, e cila rezultoi kompani fantazmë.

Basha tha se duhet mbajtur përgjegjësi edhe për poshtërimin dhe dhunimin që sipas tij i janë bërë banorëve të Astirit në këtë valë të gjatë protestash që ende vijojnë. 

Kryedemokrati e quajti këtë marrëveshje si hapin e parë të protestave popullore që PD do të rinisë në shtator dhe të një dialogu kombëtar.

"Para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare të Shqipërisë së gjithë Evropa ta nisim me nënshkrimin e kontratës me banorët e Unazës së Re. Jo fjalë në erë për të vënë në vend drejtësi dhe për të vendosur padrejtësinë, para ligjit që në momentin  e parë kur shqiptarët do të na besojnë drejtimin e vendit. Unaza e re jo vetëm nuk u përkul nuk u tremb por qëndroi fort dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin", tha Basha.

( kliko këtu për të lexuar marrëveshjen e plotë )

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 17/08/2019 09:24

    Nje arsye me Shume per te mos i votuar kurre me pd,lsi etj.plehra

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/08/2019 23:30

    Totoloc mbeti i shkreti Lulash Basha

    Përgjigju
  • Populli: 16/08/2019 20:43

    Ti duhet te besh nje kontrate qe te sjellin dicka per te ngrene ne burgun e Recit per krimet qe ke bere

    Përgjigju
  • XXXXX: 16/08/2019 20:25

    Ca do roshikosh ti o kokra hajdutit. Ti je me super hajdut nga kta.

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/08/2019 20:18

    Kete here kur te ngresh cadren prap fut halé brenda qe ta frekuentojne kokpalaret se heren e pare e qelben Lanen n’sh urr e n’m ut! Ç taksirat kemi ne të tjeret qe kalojm aty perdite?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 16/08/2019 20:14

    Kti m luli i duhet mu...në ball ,ky është hajn dhe kriminel vrasës i ndyer. ...deri kur do tolerohet ky manjak

    Përgjigju
  • Tini: 16/08/2019 20:10

    Lul Basha perfaqesues i padrejtesise ,firmos kontrata pa qene kurre ne qeveri.Lul shqiptaret ty nuk te besojne se je kriminel me fakte dhe prova te pakundershtueshme . Pritestat e tya kane mbetur pa njerez te ndershem demokrat.Toka e xanun oa lehe nuk mund te shoerblehet ,por ti kthehen te zotit

    Përgjigju
  • Ledi: 16/08/2019 20:09

    Si mund te jete kryetari i nje partie qe pretendon te behet kryeminister kaq medioker! E imagjinoni dot Saliun te bjere ne kete mediokritet sikur te ishte cuni Fahriut...sa turp! Personazh qesharak,dhe e ka pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë