TIRANË – Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur sot Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, të cilit i ka konfirmuar mbështetjen e pakushtëzuar dhe lobimin që Partia Demokratike, si e vetmja opozitë në Ballkan, po i bën integrimit europian të vendit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat.
Ai tha: “Ne realizuam shumë reforma dhe jemi krenarë për punën e bërë gjatë qeverisjes, tha Basha, dhe shtoi se edhe sot në opozitë, Partia Demokratike po punon me mundësitë e saj, me partitë aleate europiane që Shqipëria ta marrë në qershor statusin e vendit kandidat.”
Njëhërësh, Basha ka theksuar se pavarësisht këtij fakti, “ne si opozitë e kemi për detyrë të mos heshtim, dhe të qëndrojmë, tha Basha, në rastet kur qeveria cënon institucionet e pavarura, kur merr kompetencat e Presidentit, kur nuk zbaton vendimin e gjykatave, kur shkarkon mijëra profesionistë të administratës duke shkelur në mënyrë të njëanshme një ligj të miratuar me konsensus, kur rendi është në pikë kritike dhe kur trafiku i drogës po cënon sigurinë tonë dhe të vendeve të BE-së.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com”
/Shqiptarja.com