'Sinjali nga Samiti i Berlinit, i qartë' Basha: Negociatat nuk do të hapen në qershor

Teksa u takua me anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, lideri demokrat Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në qershor. Basha tha se largimi i Ramës është i panegociueshëm. 

"Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi, is ajo që keni ju në shtëpitë tuaja. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa.

Ekonomia i është dorëzuar drogës.  Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa mbrapa.

Cila është rruga për të zgjidhur këtë problem të madhe, është vetëm rruga e PD. Është rruga për t'i kthyer sendin e vjedhur të zotit. Sendi i i vjedhur është vota", u shpreh Basha.

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. 

"Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare. Për të garantuar reformën në drejtësi. Jo ashtu siç ndodh sot. Dhe mbi të gjitha me një kryeministër të ri. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Jemi të sigurtë se jemi shumica morale e vendosur për të çuar derinë fund betejën për fitore. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga krimi do mund ta hapim derën e Europës. Ka një forcë që e di si hapet kjo derë. Bashkë e kemi këtë derë disa herë. Kishte shumë pengesa por në bashkëpunim të ngushta më SHBA dhe vendet e tjera tejkaluam dhjetëra probleme. Sollëm investues që punësuan mijëra njerëz. Hodhëm një hap që mendohej i pamundur, heqjen e vizave. Kush e mendonte se sot kushdo që ka nevojë mund të nisej drejt Rinasit dhe të udhëtonte pa viza. PD ka hapur çdo derë të Europës. Ditë e për ditë e javë për javë do vijojmë të kërkojmë largimin e kësaj bande

Kjo bandë kriminale më datë 12 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, deklaroi Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 01/05/2019 10:07

    .... me sqepar te hapsha varrin...

    Përgjigju
  • Meta: 01/05/2019 09:38

    Cili eshte ai shqiptar qe,duron e degjon pavra vetbes nje "shqiptarz" si injornati Basha,kur flet qireet e bertet se hqiperia nuk do te kete bisedime me BE,Si sadist injornat mendon se kete pengese e ka kryer ai duke perbaltur shtetin dhe vlerat materiale e shiprteror te popullit shqiptar.Andaj,per kend kerkon qeverisje?!Per kend vije ai ne qeverisje?!Trishtim deri ne mallkim.

    Përgjigju
  • Populli: 01/05/2019 09:12

    Gëzohu ti Luli plehra, pa nuk ka gjë që nuk hapen negociatat edhe pse një ditë do hapen, po populli është i gëzuar që njeh mirë një plehrë si ty.

    Përgjigju
  • dulja: 01/05/2019 07:02

    Temene keta te PDS gezohen me shume nga Serbet qe vendi nuke do marre negocjatat hyy plerat e kombite mose prisni Vota nga populli ju

    Përgjigju
  • Fredi: 01/05/2019 02:22

    Nje gje eshte e sigurt, shyqyr që vendi nuk do të ketë kurrë ndonjehere per kryetar shteti, të tillë !

    Përgjigju
  • Beni: 30/04/2019 21:39

    Gezohu se kur te behen votimet do ta ngrijne gezimin me buze shqiptaret

    Përgjigju
  • Mire: 30/04/2019 21:33

    O palace po je race e mire ti dhko festo tsni kush flet i fundit si fiyo mos u scaro duro dhe pak

    Përgjigju
  • Lule: 30/04/2019 19:58

    Po si pretendon te drejtosh vendin ti qe gezon dhe uron vetem deshtimin e Shqiperise per karrigen tende?! Po shyqyr qe skeni gje ne dore

    Përgjigju
  • Tole: 30/04/2019 19:57

    Hapja e negociatave do bëhet patjeter por Merkel dhe Macron nuk prononcohen përpara zgjedhjeve te parlamentit europian qe do mbahen sepse humbin vota partitë e tyre pastaj o Lulo n u bere loqe po derisa te besojne ata qe mledh aty rrotull vazhdo...

    Përgjigju
  • Paradoksi: 30/04/2019 19:39

    Aa more Finoku i Saliut,tu bo zemra mal ee"?!

    Përgjigju
  • Festa: 30/04/2019 19:26

    Ik e festo o tradhëtarë...!!!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 30/04/2019 18:42

    E sigurt.Ty populli ta ka hapur varrin politik e do te varrosesh per se gjalli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)