Basha i fton vlonjatët në protestë/ Qytetarja vë në siklet kryedemokratin: Bashkë, po ju harroni sa merrni karriget

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë ku zhvilloi takime me qytetarët ndërsa u ka bërë thirrje atyre të bashkohen me protestën e madhe që pritet të organizojë opozita më 16 shkurt në kryeqytet.

I shoqëruar nga deputeti i PD-së, për Vlorën, Agron Shehaj 5 ditë para protestës gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhim të ekonomisë dhe keqqeverisje të vendit. Ai ju drejtua qyterëve duke thënë se 16 shkurti duhet të jetë dita kur të gjithë duhet të bashkohen për t'i dhënë fund këtij pushteti politik që sipas tij ka marrë peng gjithë Shqipërinë dhe ekonominë e vendit .

Gjatë këtyre takimeve Basha ka prezantuar alterantivën e programin të ri ekonomik, që po përgatit dhe ka gati Partia Demokratike  për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, në bashkëbisedim e sipër me të një qytetare e ka vënë me shpatulla pas muri kreun demokrat, duke thënë se drejtuesit politik, janë mësuar duke bërë premtime të ndryshme për ta dhe e harrojnë popullin sa marrin karriget e pushtetit.

Basha: Me çlirimin që do i japim ekonomisë nga kjo oligarki ju do paguani vetëm 0.5 % të gjiros vjetore dhe asnjë tarifë tjetër takse shtesë.

Qytetarja: Bashkë po, se sa merrni karriget ju harroni , hajt mo,  bashkë...

Basha :"Tani më thoni a shkohet në Europë me korrupsion me vjedhje...

Nuk janë premtime por veprime konkrete. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë punë të mira.

Qytetarja: Ne shpresojmë . Vetëm shpresojmë që të realizohen dhe të mbani premtimet që jepni.

Basha :Do bëjmë gjithçka po në rradhë të parë duhet të heqim bandat e qeverisë.

Duke përshkruar në këmbë rrugën se bashku me deputetët te opozitës Basha ka ndaluar në disa nga dyqane e bizneseve, ndërsa u tha që ekonomia e vënë është kalbur e është në gjëndjen e saj më të keqe sot, pasi sipas tij ka mbetur në grushtin e një grupi oligarkësh.

Tregtare : Për ibret. S’ka më keq. Ka një rënie të jashtëzakonshme të blerësve. Rrimë në xhade dhe numërojmë njerëzit.

Basha : Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë. Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng 4 - 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. T'i japim fund ekonomisë monopoliste që i japin mundësi vetëm 4-5 njerëzve. Në radhë të dytë mbështetja për biznesmenët e vegjël. Biznesi nën 140 mijë lekë të vjetra të nxirret nga skema e TVSH", tha kreu i PD.

Kreyedemokrati Basha gjatë fjalës së mbajtur tha se qeveria e rilindjes sipas tij, ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe nuk mendon për njerëzit. 

"Askush nuk perfiton dot nga ky sistem i kalbur. Na duhet një qeveri që mendon për ju. A mund të mendojë për ju një qeveri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit? Një qeveri që e lidh fatin me Gjushët, me Shullazët, me Bajrat, me Agron Xhafajt?!,nuk mund të presësh të hapen negociatat. Ardhja në pushtet e Edi Ramës është komentuar nga Zëri i Amerikës si grusht shteti jo nga ushtarakët, por nga banditët.Vetëm disa fletë nga dosja e hetimore mund të zbulojnë se si janë vjedhur votat e shqiptarëve votat në Durrës, Lezhë që tregon se si Rama me të tjerët vodhën votat në të gjithë vendin. Imagjinoni që ka me mijëra orë të tilla përgjimi që përfshijnë edhe kupolën e Rilindjes, Edi Ramën, në këtë shitblerje votash. Emri i tij është në ato dosje, se ai ka dhënë urdhrin sepse asgjë ndryshe nuk do të ishte e mundur. Në Europë do ta zgjidhte prokuria por këtu është kapur. Vota e lirë këtu është kapur. Ky sistem nuk mund të pastrohet i kalbur duhet përmbysur . Ndryshe, rrruga jonë drejt Evropës do të mbetet e bllokuar. Më 16 shkurt duhet t’i japim fund grushtit të shtetit.Ne mund ta hapim atë derë, drejt Europës nëse e rrëzojmë këtë grusht oligarkësh pasi rregulli numër  një i Europës është që pushteti i takon qytetarëve. Ndaj pjesmarrja juaj në 16 shkurt është e rëndësishme. Ndaj më 16 shkurt patjetër duhet që vullneti i qytetarëve të triumfojë dhe ju të merrni në dorë fatet tuaja e të vendit tuaj", u shpreh Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir Profka: 11/02/2019 22:12

    Me keta qe ven nga mbrapa Lulit PS ka 100 vjet ymer

    Përgjigju
  • Labi: 11/02/2019 10:52

    O luli po le n-am ore njeri se n vlore ți ske as 10%100 t popullit t votoj ty pasaj vlora e shikon Me ca njeres je ți Me vete per t mar pushteti .po pse Me ard kollozin q luajm poker ter naten do mar pushtet ți .. vlora t njeh Mir ty se kush je dhe ața 5 legena q ke ți pas n vlore i njohim mire se kush jam ..ike lule se sa t jesh ți kryetar PD nukk kur pushtet as Per 20 vjet t tjera

    Përgjigju
  • vlora: 11/02/2019 09:31

    Ehhh mor lul qe ishe ne pushtet 8 vite bashke me bab saliun, e ilirin meten dhe nuk sollet asnje investim ne vlore.

    Përgjigju
  • toni: 10/02/2019 16:06

    me 16 protest me 17 gjume,,o lul budallai ke fillu shef endra me sy hapur

    Përgjigju
  • Robshi: 10/02/2019 16:02

    Robt Robshave ku ti kenë

    Përgjigju
  • Vlora: 10/02/2019 16:01

    GRUPI HAJDUTVE DHE PLEHRAVE: Bahrije Isufi, Ardian Kollozi, Kreshnik Alimerko, Brunilda Ndreu, Antonela Agaj, këta ishin llumrat dhe qelbësirat që kishte PD në Vlorë, dhe po prap këto do vendosen në poste drejtuese po të jetë PD në Pushtet.. Plehra Harrojeni VLORËN.

    Përgjigju
    • Vlorë: 11/02/2019 09:21

      Ke Të drejtë Ismail, harrova dhjaren nga Oshtima me emrin Nadire, po ka shumë nadirera aty, i bie të kesh bllok më vete ti shkruash.

    • Ismail Qemali: 10/02/2019 21:28

      Harrove dhe nadiren nga Oshtima,qe kur u be dhe kjo analfabetja deputete,hapu dhee

  • dulja: 10/02/2019 15:59

    shko more legen kushe te besone me ty ,,pere ato qe ke bere kure ishe ne pushtet nuke ja vlene

    Përgjigju
  • Robshi: 10/02/2019 15:30

    Bashe nese qorri nuk do sy mos u lodh fare fundja né nivel personal sje keq ekonomikisht...

    Përgjigju
  • CIMI: 10/02/2019 15:14

    Me Barien dhe Kreshnikun do vish ne pushtet Lulushe

    Përgjigju
  • Vlora: 10/02/2019 15:04

    Nuk i mashtron dot vlonjatet z. Basha nuk harrojm ne cfar ka ber pd ne 25 vite me radh per mos t permend 97 qe niset avion ta rrafshonit vloren po mos t qe per ata dy pilot qe iken refuzuan te sulmonin dhe pse ti ndoshta ske qen ne ate koh ke plot gjynae dhe ti ndaj vlores dhe nuk harrojm ne qe saliu dyt je ti ndoshta dhe me keq ju jeni si ata 'vampira' sa jeni n nevoj beheni si palaco, sa merni veten te kafshoni jo vetem ju e gjith klasa politike un jetoj jasht dhe sm intereson asnjera por ndryshime n vlor jan berkohet e fundit dhe kjo esh e dukshme

    Përgjigju
  • Arben: 10/02/2019 12:49

    Hahahahhahahb takim me qytetaret . Takim me militantet thuaj me suken e me vironin

    Përgjigju
  • Hinglateri: 10/02/2019 12:36

    Pirdh se lirohesh Lulaq

    Përgjigju
  • Hinglateri: 10/02/2019 12:31

    Vlora ta ka bere menderin ne koke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha

Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha