Basha fushatë në bastionin e socialistëve, takon të rinjtë te kafenetë e ish-Bllokut: Kemi programin më të mirë për ju

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me njerëz në Njësinë 5, në Tiranë, i njohur edhe si bastioni i socialistëve. Basha është takuar me disa të rinj nëpër kafenetë e ish Bllokut, ku dhe u ka kërkuara tyre të shprehin shqetësimet që kanë dhe u ka prezantuar programin duke u premtuar se PD ka programin më të mire që do të mbështesë çdo të ri.

Duke bërë thirrje për një bashkim masiv për ndryshimin në 25 prill, Basha tha se stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, është kushti i parë për të mundësuar hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës për të rinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane që do t’i ndihmoj studentët me financime dhe programe kualifikuese.

“Domethënë, çështja qëndron këtu. Qё tё sigurojё ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parё ёshtё qё tё ketë investime tё brendshme dhe tё huaja. Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë ёshtё qё tё ketë forcë tё kualifikuar sepse siç e the dhe vetё mund tё mbarosh universitetin por nё qoftё se nuk ke praktikё, nё qoftё se nuk ke njё profesion, nё qoftё se nuk ke bёrё njё stazh tё mjaftueshёm nuk je nё gjendje tё integrohesh menjёherё nё tregun e punёs. Dhe kjo ёshtё biseda qё bёmё dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar njё nga universitetet mё tё njohura tё Austrisё, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkёpunuar me ta. Nq qoftё se iu kujtohet para disa muajsh kam thёnё qё ne s’po presim tё vijmё nё qeveri. Akoma nё opozitё kemi pёrgatitjet qё ditёn e marrjes sё sё pёrgjegjёsive qeveritare tё fillojmё menjёherё punёn. Cilat janё pёrgatitjet? E para, pesё gjuhё tё huaja do tё ofrohen online pa pagesё pёr rininё: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, nё bashkёpunim me universitetet 20 profesione tё ndryshme po kёshtu online qё nga trajnimi nё fushёn e Teknologjisё sё Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha tё ndryshme. Kemi lidhë marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane do t’ju ndihmoj qeveria e ardhshme me financime dhe me programe do t’ju ndihmojmë arsimin e lartë, në veçanti arsimin profesional. Dhe jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të zhvillimeve mësimi online do të jetë një prioritet absolut, po, e  platforma të sigurta dhe mjaftueshëm pajisje  që të... nga tabletat, nga programet në mënyrë që të jetë efektiv jo shkel e shko. Edhe nga qeveria e ardhshme e kam fokus personal, por edhe nga Bashkimi Europian. E konfirmoi edhe Komisionerja për Digjitalizimin dje, nuk e di në e ndoqët në bisedë. Ndoshta ndoqe vetëm reagimet e asaj bisede , por rëndësi kishte biseda dhe biseda është që PE-ja ka ndarë 26 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin për të trajnuar të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ne duhet patjetër të marrim pjesën tonë. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë. Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj. Krijon një shtresë të mesme profesionistësh me të ardhura të mëdha me arsimim të lartë me përgatitje të lartë. Këtë po bëjnë vendet e rajonit se  nuk është se do të shpikim diçka. Ne na duhet të largojmë vetëm një qeveri që ka menduar vetëm për vete dhe nuk ka hedhur asnjë hap as në drejtim të thithjes së këtyre fondeve, as në drejtim të reformimit të arsimit. Përkundrazi, ligji për arsimin e lartë e shkatërroi arsimin e lartë. Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill.”- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha e pranon: Takimi me komisioneren s'u organizua nga ne! Rama u zemërua, s'ishte ndërhyrje në favorin tim, por në të shqiptarëve


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare