Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorë të Shijakut. Basha tha se hallet dhe shqetësimet e qytetarëve nuk mund të injorohen me barsoleta e tallje siç po bëjnë çdo ditë Rama-Meta. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësime që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, tha Basha dhe nuk mund të fshihen me propagandë qeveritare.
"Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë bërë llogaritë gabim, mendojnë se duke bërë estrada të përditshme, ku shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë do ta heqin vëmendjen tuaj nga hallet tuaja, nga zgjidhjet imediate që ju kërkoni. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin, rënia e fuqisë blerëse, këto janë problemet që kërkojnë zgjidhje imediate. Të tjerat janë llafe kazani"-tha Basha.
Krahas identifikimit të problemeve, detyra është të japim zgjidhje, tha zoti Basha dhe zgjidhje u jep oferta e Partisë Demokratike, e hartuar dhe bazuar mbi hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.
“Detyra që kemi është jo vetëm të themi që kështu është, por ta zgjidhim. Si ta zgjidhim? Të ulim taksat, të heqim TVSH për mallrat e shportës, të paktën për bukën, miellin, orizin, sheqerin, vajin, të ulim çmimin e energjisë, t’u vijmë në ndihmë këtyre familjeve që s’kanë një lek për të blerë bukën e jo t’i heqim nga lista e ndihmës ekonomike, të hapim vende pune!”-tha Basha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO