Teksa Rama e konsideroi mik duke i kërkuar të mos bëhet njeriu me gojën më të shthurur në Kuvend, Basha i është përgjigjur duke i thënë se për të, kryeministri është sjellë si armik që në ditën e tij të parë në politikë. Ai i bëri thirrje Ramës që të mos provokojnë opozitën, nëse nuk do të 'dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë.
" Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veç vetes. Ju them jo atë që ju thash por dhe më shumë nëse guxoni të vini në foltore e të na bëni moral ne, opozitës të ardhur këtu me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve. Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë se për ndryshe ky është kotec krimi dhe korrupsioni. Mos guxo, as ti as langonjtë e tu të provokojnë opozitën. Mirmëngjes nga unë s'ke për të dëgjuar, që prej ditës sime të parë në politikë, je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj, s'ke faj se sa herë më sheh të del para ora e rërës. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit. Halli im janë shqiptarët, por halli yt është se të ka mbaruar kandili. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur prej shqiptarëve. Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t'i gradosh që t'i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t'i dija zakonet, por tani t'i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s'kanë bukë të hanë", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton komisionin për '25 prillin', rrëzon 'Becchettin'! Basha: Padi në SPAK për korrupsionin në 'energjetikë'! Rama: Mos e kopjo atë të foltores, dukesh si personazh i qajtores
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54