Basha i përgjigjet Ramës: Nuk e do Reformën Zgjedhore, Kuvendi fasadë e interesave tua në bashkëpunim me Berishën

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk e do Reformën Zgjedhore, Kuvendi fasadë e interesave tua në bashkëpunim me Berishën

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit e ironizoi në konferencën për shtyp kur u pyet nëse Reformën Zgjedhore do e bëjë me Lulzim Bashën. Në një reagim në rrjete sociale, Basha shkruan se Rama tregoi sot se nuk do ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Basha thotë se Rama dëshmoi se kë do në opozitë, ndërsa Kuvendin e quan një fasadë të interesave të përbashkëta Rama-Berisha.

Kryedemokrati thotë se kryeministri doli sot të mbrojë korrupsionin, që sipas tij të njëjëtn gjë bërë edhe me rastin e Ilir Beqajt.

Sot Edi Rama u shfaq sërisht për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetëra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.

Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën, Rama ironizoi duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Tabaku i përgjigjet Ramës: E drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, i pengoni që pas atij të inceneratorëve

1699127973_joridatabaku.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë ditën e sotme, në lidhje me ngritjen e Komisoneve Hetimore, duke thënë se ato që kërkon opozita të ngrejë janë të destiinuara të dështojnë, pasi sipas tij bazohen në thashetheme.

Tabaku shkruan se ngritja e Komsioneve hetimore është e drejtë e opozitës dhe se sipas saj, që pas atij të inceneratorëve, PS pengon ngritjen e komisioneve të tjera hetimore.

“Ditën e sotme dëgjuam një ligjërim të gjatë në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore të cilat mazhoranca i ka penguar vazhdimisht sidomos pas përfundimit të një Komisioni Hetimor si i Inceneratorëve që në fakt dëshmoi qartësisht se çfarë natyre ka qeverisja socialiste.

Pretendimi i përdorur më shpesh nga mazhoranca është se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër. Ndonëse nuk bashkëndaj këtë mendim, pasi komisionet hetimore efektive janë ngritur dhe kanë operuar pikërisht mbi këtë ligj të vjetër duke rezultuar edhe efektive, siç pranoi vetë kryetari mazhorancës. Arsyeja përse kanë rezultuar efektive lidhet me vullnetin politik për t’i shkruar deri në fund edhe kur mazhoranca përdorte akrobaci proceduriale për t’i mbyllur ato.

Së dyti, mbas pëfundimit të punes së komisionit hetimor dhe mbasi pritëm maxhorancën për 6 muaj të merrte inicitiava për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore depozitova në emër të grupit Parlamentar të PD një draft ligj për këto ndryshime. Kështu, që prej datës 9 dhjetor 2022 (pra një vit më parë) kam dorëzuar një paketë të plotë ndryshimesh ligjore në kuvendin e Shqipërisë. Ku në njërin prej tyre ka qenë pikërisht ligji për komisionet hetimore.

Një projektligj i punuar me një grup ekspertësh mbi këto ndryshime duke marrë shembujt më të mirë të mundshëm dhe duke pasur parasysh gjithë problemet dhe problematikën që kam hasur në drejtimin e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve por dhe gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve hetimore.

Ndonëse në Konferencën e Kryetarëve në shkurt të 2023 u vendos me dakordësi që të ngrihej një komision i përbashkët për ndryshimet ligjore në këtë ligj me vullnetin sigurisht të mazhorancës ai u shtye për kalendat greke e nuk u zbatua kurrë. Natyrisht me alibinë e përhershme se opozita nuk i do këto ndryshime, kur në fakt Partia Demokratike ka dëshmuar edhe në ditët më të vështira që ka mundur të dërgojë në SPAK një raport aq cilësor saqë sot e kësaj dite bën lajm brenda dhe jashtë vendit.

Nëse sot, parlamenti i Shqipërisë ka një numër rekord kërkesash për komisione hetimore vjen sepse në asnjë parlament tjetër të botës zv Kryeministri nuk është në kërkim ndërkombëtar, që dy ish deputetë nën logon e mazhorancës janë sot nën hetim dhe me dy vendime të marra. Dhe vështirë do qe për publikun të kuptonte rëndësinë e situatës nëse nuk do të kishim ngritjen e këtyre komisioneve.

Sa për shqetësimin se disa komisione edhe mund të dështojnë sepse janë ngritur mbi thashetheme t’ia lënë këtë faturë opozitës. Pasi historia dëfton se në fakt edhe Inceneratorët u konsideruan një thashethem e që në fakt rezultoi thashethem i vërtetë.

Por me çduket nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar si shans për opozitën; ngritjen e Komisioneve hetimore. Raportet e të cilave mund të rrëzohen nga mazhoranca por që mund fare mirë të fitojnë mendjen dhe zemrat e njerëzve përpos se arsyen juridike të prokurorëve që mund të procedojnë penalisht të dyshuarit. Pse kanë frikë nga drejtësia e opinionit publik dhe ajo e re!

Në fund të ditës kjo është një cështje zbatimi ligji sigurisht por mbi të gjitha një cështje vullneti politik! A ekziston vullneti politik për ta kthyer parlamentin në arenë debati, argumentesh e idesh apo për ta përdorur si noter sa herë duhen ligjet e rradhës?”,- shkruan Tabaku.

Ora 16:57
Rama e quajti zëdhënës të 'non gratës', reagon Bardhi: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore janë e drejtë kushtetuese

Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në konferencën për shtyp i quajti deputetët e Rithemelimit zëdhënës të Sali Berishës. Rama tha se nuk do të ngrenë komisione hetimore bazuar në thashetheme, ndërsa Bardhi thotë se kjo është një gënjeshtër dhe thekson se është e drejtë kushtetuese e opozitës për të ngritur komisione hetimore.

Bardhi tha se Rama në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Miku i Vangjush Dakos dhe bashkëpunëtori politik i Tom Doshit, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.

Prej datës 5 tetor, Parlamenti është përfshirë në ngërç për shkak të refuzimit të mazhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend. Opozita nuk kërkon asnjë favor, përveç respektimit të Kushtetutës, për të mundësuar:

1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;

2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend dhe ndërhyrja në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD;

3. Shqyrtimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.

Në vend që të reflektojë, në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, Edi Rama zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.

Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk është bërë, në asnjë rast, pengesë për rregullime të mundshme në ligjin për Komisionet Hetimore, përkundrazi nga data 9 dhjetor 2022 ka propozuar një projektligj për këtë qëllim, por që mbahet i bllokuar si një prej 31 projektligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës.

Edi Rama gënjeu pa turp kur tha se kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore bazohen në thashetheme.

Cili është thashethem: “Shqetësimi i datës 17 Gusht 2023 i Ambasadës së SHBA për ndërhyrjet e paligjshme në sistemin TIMS”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit se në koncesionin e sterilizimit kostoja është e shtuar në mënyrë abuzive dhe se ajo është lidhur në kushtet e konfliktit të interesit”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i KLSH, që për vitin 2022 qeveria ka paguar 20 mijë fatura fiktive dhe që qytetarët nuk i kanë përfituar shërbimet për koncesionin e check-up”?

Cili është thashethem: “Që, në kushtet e konfliktit të interesit, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për mikun e tij, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së tij Olta Xhaçka”?

Të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese. Edi Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë. Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja