Gurakuqi 'thumbon' kritikët e Bashës: Dikur kontrollonin partinë

Deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, i ftuar në studion e Report Tv, thumbon kritikët e Lulzim Bashës në PD duke iu kujtuar se dikur ata kontrollonin partinë, ndërsa sot, sipas tij, vendimmarrja i takon forumeve drejtuese. Një ditë pas miratimit të statutit të ri nga Këshilli Kombëtar, Gurakuqi tha PD është në një proces thelbësor demokratizimi. 

Dikur kritikët kanë kontrolluar segmente të caktuara të territorit politik të forcës politike, sot aktualisht i gjithë procesi i përzgjdhjes nga baza, grupseksioni e deri në strukturat më të larta, organizohen nga procesi i përzgjedhjes. Pra, nuk janë produkt i vendimmarrjes individuale, por të shqyrtimit të imtësishëm të instucioneve të brendshme. Para të se të jetë kritik, të bazohet në dokumentacion, në shqyrtimin e fakteve.

Romeo Gurakuqi, deputet i PD

Sa i takon akuzave të Jozefina Topallit për Lulzim Bashën dhe statutin e ri të Partisë Demokratike, Gurakuqi tha se ato nuk qëndrojnë. Ish-numri dy i PD për 16 vite, Topalli, refuzoi rikthimin nga Basha në strukturat drejtuese të selisë blu, duke u shprehur se s'do pajtohet kurrë me lidershipin e Bashës, i cili sipas saj i dha pushtet vetes në krye të PD. 

Por për deputetin e PD në Qarkun e Shkodrës, Gurakuqi, tha se statuti i PD nuk është lexuar drejt nga kritikët. 

Nëse lexohet me vëmendje statuti i PD kjo gjë nuk qëndron. Nenet e këtij statuti e hedhin poshtë këtë hipotezë. Në statut është bërë e qartë se përzgjedhja e strukturave, e kandidatëve për deputet bëhet nëpërmjet strukturave të brendshme. Vendimmarrja është e shpërndarë në një numër institucionesh të brendshme të partisë.  

Romeo Gurakuqi, deputet i PD në Qarkun Shkodër

Sipas tij, mbledhja e Këshillit Kombëtar ka qenë e lirë dhe është dëgjuar çdo ide, ndërsa theksoi se janë adoptuar edhe disa prej propozimeve të kritikëve. 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë qenë të lirë për të diskutuar. Kam respekt maksimal për z.Imami, për dijet e tij, për sjelljen e tij. Ai shfaqi pikëpamjet e tij në mbledhjen e djeshme. Mendoj që ka qenë një mbledhje e suksesshme diskutim i lirë nga anëtarët për të bërë propozime, një pjesë e tyre janë aprovuar. Është pranuar propozimi për vendosjen në statut të anëtarit të këshillit kombëtar të çdo njërit për përfaqësuesit të PD që ka qenë në strukturat shtëtërore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit. 

PD është treguar e hapur në ofrimin e vendit, të zërit të çdo zëri të PD, të çdo disidence. Ka qenë dhe vijon të jetë e hapur. Të njëjtën gjë kemi berë edhe nde degën e PD në Shkodër. Unë kam thirrur personalisht një numër nga anëtarësia e vjetër e vitit 1991, 1997, i kam thirrur personalisht dhe janë treguar të gatshëm e janë pjesë e strukturave tashmë. Ndër vite nuk kanë pasur vendin e duhur.

Romeo Gurakuqi, deputet i PD
 

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja