Basha i përgjigjet Ndrenikës: Unë ju kuptoj, por për Ramën nuk ka Teatër pa kulla

Basha i përgjigjet Ndrenikës: Unë ju kuptoj, por për Ramën nuk ka Teatër pa kulla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin e Teatrit Kombëtar, që ktheu Meta për rishqyrtim. Ai akuzon Ramën duke thënë se afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro. Kryedemokrati i qëndron paralajmërimit për shembjen me mina të kullave, ndërsa duke iu përgjigjur Robert Ndrenikës thotë se i kupton artistët që kërkojnë një teatër më komod.

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

Lulzim Basha


Lajmi kryesor:

Replika për Teatrin/ Ndrenika: Eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi! Basha: Rruspa pas çdo akti korruptiv


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja