Replika për Teatrin/ Ndrenika: Eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi! Basha: Rruspa pas çdo akti korruptiv

TIRANË-Replika në distancë janë shkëmbyer mes kryetarit demokrat Lulzim Basha, dhe aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika. Tre ditë më parë artistët firmosën një peticion drejtuar Presidentit Meta që të dekretonte ligjin për teatrin, por kreu i shtetit dje e ktheu për rishqyrtim në parlament.

Mes personave që firmosën ishte edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili sot i është përgjigjur kryetarit të PD, Basha, i cili pas peticionit u shpreh se ‘Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët’.

Ndërkohë që sot Ndrenika i përgjigjet Bashës duke theksuar se ka marrë besën e shqiptarit se teatri i ri do të bëhet duke mos cenuar asnjë centimetër katror nga  territori i tij aktual.

Referuar deklaratave të Bashës, Ndrenika në mënyrë ironike e fton kreun demokrat që të minojnë sëbashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

S’ka vonuar përgjigja për herë të dytë e Bashës, i cili i përgjigjet Ndrenikës duke i thënë se e kupton pozicionin e artistëve por sërish projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar është korruptiv dhe se çdo projekt të tillë e presin minat dhe rruspat. 

I dashur Zoti Lulzim Basha!  Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere  me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me  PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te  marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien  viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi "teater Turbina"

Robert Ndrenika

Pak javë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për të ndërtuar teatrin e ri mbi rrënojat e të vjetrit, por PD e kundërshton.

Dje Presidenti Meta e riktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim duke e argumentuar vendimin me 9 pika. Ndërkohë që PS reagoi duke konfirmuar se ligji do të rivotohet në shtator në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Basha i përgjigjet Ndrenikës: Unë ju kuptoj, por për Ramën nuk ka Teatër pa kulla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin e Teatrit Kombëtar, që ktheu Meta për rishqyrtim. Ai akuzon Ramën duke thënë se afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro. Kryedemokrati i qëndron paralajmërimit për shembjen me mina të kullave, ndërsa duke iu përgjigjur Robert Ndrenikës thotë se i kupton artistët që kërkojnë një teatër më komod.

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 31/07/2018 17:21

    Shqiperi dhe shqiptaret duan ndertues,ide per ecje ne rrugen e perparimit me kohen dhe ngjarjet,Jo montues minash,shembje e rrenime shkaterruese.Koha kerkon rrenimin e te vjeteres,percarjes, ideologjive negative dhe dukurive negative te se kaluares dhe zevendsimit me idete te e kushte te reja demokratike, karshi kohes dhe ngjarjeve.

    Përgjigju
  • Çelëni Sytë: 29/07/2018 00:34

    Populli ska buk per te ngrene e jube keni mendjen tek teatri. Nuk jam kunder ndertimit po ne fillim duhet bere reforma qe te dali populli nga erresira se kto zbukurimet e qyteteve qe ka bere z kryeminister jan vetem fasada per te mbuluar skamjen e varferin e popullit shqiptar se esht per te ardhur turp qe ne 2018 gjysma e ktij populli vuajn per buken e gojes .

    Përgjigju
  • VACCINA TRUMP: 28/07/2018 21:48

    O VLORA !! Qorr ! Numero as djem te MBYTEN CDO DITE nga DROGA e TAHIRAMETES .He e GJETE numrin ?? NDERTO CA XHAMI NE VEND TE TEATROVE meso kalamajte si te PUNOJNE per OLSIN E RAMES ... .DHE PA TJETER DEL ME FITIM ...

    Përgjigju
  • Ehe Lulushi: 28/07/2018 19:18

    Ndrenika? Gjigand! "Bubullimat" e atyre qe e shajne jane vetem ... pordhe te pordhaceve qelbesira. Teatri? O zot, po shyqyr mo qe jane te gatshem ta ndertojne, sa me shpejt! Korrupsion i Rames 200 million Euro???!!! Ne fakt kjo eshte per t'u besuar, sepse ... e thote LULUSHI! Ky qelbesire qe vetem tek Rruga e Kombit vodhi 300 million Euro dhe e zuri barku e nuk vajti dot ne prokurori/gjykate. Po ti mor qen bir qeni na kthe njehere 300 milionet e thata qe vodhe nga xhepat dhe nga buka jone, pastaj ruaj se mos vjedhi Rama! Po mire ore mascara, kaq budallenj na quan ne ti qe kerkon te vesh roje ne stan ujkun? Ore b**th m*t, mbylle ate hale se vetem ti nuk ke b*th dhe surrat te mbrosh shqiptaret dhe xhepat tane... Zhduku, vrases, hajdute, deficient, debil, i ardhur me vonese....

    Përgjigju
  • Ahmetveliaramarrumpalatirona: 28/07/2018 16:59

    RROFTE xhamija e MADHE u shkaterrofte Teatri

    Përgjigju
  • Mua: 28/07/2018 16:20

    Ndertoni xhamija ju, sepse ato ju pelqejne me teper....

    Përgjigju
  • Tata: 28/07/2018 15:08

    Pseudonimin e ke vure tamam I PABESI.se nuk te jepet e drejta ty te paragjykosh njerzit per mendimet e tyre apo je nga ata lulzim tritolut . Qe doni vetem rrumpall dhe nuk leni gje pa paragjykuar .

    Përgjigju
  • I pabesi: 28/07/2018 13:33

    Ndrenika u kthye ne PAZAR .SHUME I ULET , ...TE GJITHA VLERAT QE KISHTE U SHUAN NGA MAFIA E TAHIRRAMETES .PARJA TE JOSH ...KURRE NUK DO TI SHOH. ROLET E TIJ .PO KURRE . .KURRE ...NUK ESHTE MALSOR ESHTE PJESE E TEPSISE SE RAMES OSE TIGAN PA BISHT .. PER NE KOSH TE PLEHERAVE ..

    Përgjigju
    • Vlora: 28/07/2018 17:58

      E sigurte qe po nuk i pe ti filmat dhe rolet e te madhit NDRENIKA kinemaja dhe aktrimi do humbas nje budalla,por do fitoj shume te tjere qe perkrahin te renë dhe te bukuren.

    • Qazim Melletja: 28/07/2018 15:16

      Amon mos shif mo filma te mit se do na ftofesh n tajare.

    • arben metani: 28/07/2018 14:48

      Zoteri te lutem mendohu me mire dhe me shume kur flet per Ndreniken. Jo vetem si aktor qe eshte nga te rrallet artiste historike Shqipetar, por edhe per integritetin njerezor qe ka. Nuk shitet as blihet per interesa personale. Dhe di te sakrifikoje, ashtu sic po sakrifikon tani, per interesat e gjithe Shqipetareve dhe ato mbarkombetare. Paraprakisht falemnderit per mirkuptimin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja