Lulzim Basha në fund të fjalimit të tij nga selia e partisë para protestuesve i cilësoi si horra policët e shtetit. E ndërsa akuzoi për provokim nga policia, referuar incidentit para parlamentit, Basha u bëri thirrje simpatizantëve që mos u kthejnë faqen tjetër kur i godasin, por ti godasin mbrapsht.
"Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars. Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Përfundimi është fitorja e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa" tha ai.
Lajmi kryesor:
Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)
