Pas publikimit nga Shqiptarja.com të fakteve të reja nga hetimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për audiopërgjimin e publikuar nga PD, se një person ka marrë përsipër aktrimin në rolin e Agron Xhafajt, Report TV pyeti kryetarin e PD Lulzim Basha.

Nga selia blu numri një i demokratëve e shmangu përgjigjen për atë që u pyet por përsëri edhe për këtë artikull bazuar në të dhëna që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person i cili ka pretenduar se ka qenë ai i cili ka folur me dëshmitarin X, Albert Veliu? A keni informacion se kush është ky person?, ishte pyetja e gazetares së Report Tv Erneta Shevroja. 

Jo, po me siguri artikulli është shkruar në Surrel. Kështu, që bëja pyetjen Kryeministrit. 

Lulzim Basha, Kryetar i PD

Këtë deklarim Basha gjatë një konference të përbashkët për mediat me dy zyrtarë austriakë, më të cilët paraditen e sotme ka zhvilluar një takim. Kryetari i Komisionit parlamentar austriak i Çështjeve Europine foli për çështjen "Xhafaj".

Ne jemi të shqetësuar për rastin e ministrit të Brendshëm, zoti Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet trajtuar në mënyrë të besueshme, në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjithashu, më duhet të theksoj faktin në Austri, qytetarët austriakë janë të shqetësuar për sa i përket krimit të organizuar shqiptarë në Europë.

Reinhold Lopatka, deputet austriak