Eurodeputetët austriakë në zyrën e Bashës: Mbështesim çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Eurodeputetët austriakë kanë deklaruar se mbështesin hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Delegacioni i Partisë Popullore Austriake zhvilloi këtë mesditë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ku theksi është vënë te integrimi i vendit tonë.

E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor. Të gjithë ne së bashku e  mbështesim këtë qëndrim. Sot shkëmbyem bisedime me të dyja palët politike dhe mbështesim negociatat. Rasti i Xhafajt të trajtohet në mënyrë të besueshme. Në Austri janë të shqetësuar sa i përket krimit shqiptar në Europë. Lufta ndaj krimit të organizuar, fuqizimi i shtetit të së drejtës janë thelbësore për ne.

Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit tç Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak

Nga ana e tij, Lulzim Basha deklaroi se edhe opozita është pro hapjes së negociatave brenda muajit qershor. Ai tha se Shqipëria ka probleme serioze, duke shtuar se opozita do të luftojë për t’i pakësuar ato.

Në emër të PD, të opozitës, kam kërkuar të bëhet gjithçka për anëtarësim në BE në fund të muajit. Ne e dimë fare mirë se kemi probleme serioze, jemi të angazhuar për t’i zgjidhur ato, kërkojmë ndihmën e miqve austriakë. Shqipëria duhet të përparojë në luftën kundër krimit e drogës, zhbërjen e krimit. Falënderoj Sebastian Krutz për mbështetjen e jashtëzakonshme me qëllimin e qartë pro hapjes së negociatave. Negociatat të shërbejnë si kontroll ndaj qeverisë.

Lulzim Basha, kryetar i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhe une me veren jam: 08/06/2018 15:17

    Kesaj i thone kercen prifti nga belaja o Lulushe

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 08/06/2018 13:55

    Edhe une ja mbeshtes Lulezime Badhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë