Basha gjatë bisedës me vëllezërit Edmond dhe Ilmi Balla, pronarë të një mobilerie, kreu i PD-së konstatoi problematikat me të cilat përballet biznesi në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë.
"Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta", - tha Basha.
Kreu i PD tha se biznesi ka nevojë për një politikë që është në shërbim të tyre, kanë nevojë për një qeverisje që mbështet sipërmarrjen, si me lehtësira fiskale, përmirësim të infrastrukturës dhe me nxitje të konsumit.
"Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershëm dhe po punojmë intensivisht për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit, për të krijuar alternativën e re ekonomike për Shqipërinë. Lufta kundër monopoleve, konkurrencës së pandershme dhe korrupsionit, do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do ti japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë si dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit", - tha Bazha në bisedën me sipërmarrësit në Njësinë Administrative nr 7 në Tiranë.