Plan me 5 pika për daljen nga emergjenca/ Basha: Rritje testimesh, gjurmim të burimit, mbështetje për mjekët dhe ndihmë për ekonominë

TIRANË- Lulzim Basha kreu i PD-së, ka prezantuar 5 pikat kryesore për daljen nga emergjenca pas COVID-19. "Të rriten testimet, të gjurmohen burimet dhe kontaktet, mbështetje për personelin shëndetsor, menaxhim situate dhe rihapje të ekonomisë". Këto janë pikat që sipas Bashës duhet të zbatohen nga qeveria në këto ditë të vështira.

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve. Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

Ndër pikat e tjera që kryedemokrati rendit është gjurmimi i burimit.

Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë.  Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

Për Bashën në këtë situatë të vështirë duhet dhe mbështetje për personelin shëndetësor si dhe menaxhim të situatës,

Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim. Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.  Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato - ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

Pika e fundit që Basha kërkon nga qeveria është rifillim për ekonominë. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë, përfundon reagimin e tij kryedemokrati Lulzim Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/04/2020 02:37

    Propozimet nuk jane te keqia,mund te behen disa modifikime ,por ne pergjithesi jane O.K.

    Përgjigju
  • Like: 19/04/2020 18:35

    Coja saliut planin me 5 pika kush je ti kush te pjerdh ty vete gol vete pergjigje ti mandatin e dorezove atehere mos ha mjalte

    Përgjigju
    • O tej: 20/04/2020 11:46

      Mjalti i ben dem.Mu.... i i ben hajer

  • Ben Tironci: 19/04/2020 18:12

    I mencem ky djale e kam thene une ja kalon per zgjuarsi vetem Nard Noka sa per matematike eshte nobel 7x7 =42

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/04/2020 18:01

    Shko Lulaq bej shurren se nuk te ... njeri.Je bere nje lolo qe nuk e ke shoqin.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 19/04/2020 17:40

    IDIOT

    Përgjigju
    • Haha: 20/04/2020 11:47

      Bo... e kandari

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE