Për të shkuar në sallën e Këshillit të Evropës në delegacionin shqiptar, vijon të jetë gjallë një konflikt, kush duhet të vijë nga demokratët, Lulzim Basha apo Albana Vokshi? Në 2 shtator 2024 Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se me kërkesë të Gazment Bardhit e kishte hequr Lulzim Bashën dhe e kishte zëvendësuar me Albana Vokshin. Por ish kryetari i PD-së nuk dorëzohet.
Në këtë shkresë të siguruar nga Report TV, Lulzim Basha i kërkon kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të mos e heqë nga delegacioni i Strasburgut, pasi ai po punon për rimëkëmbjen e Ukrainës, dhe largimi i tij nga delegacioni, do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë.
“Siç është botërisht e njohur, unë jam ngarkuar në detyrën e Raporterit për Mbështetjen Rindërtimit te Ukrainës, detyrë të cilën vazhdoj ta kryej deri më datë 16 prill 2025, në lidhje me mekanizmat për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Ne këto rrethana, Kërkesa për zëvendësimin tim përben jo vetëm shkelje te rregullave te Asamblesë por edhe një veprim që cenon imazhin e Shqipërisë ne raport me përkushtimin e saj krah vendeve anëtare të Këshillit të Europës për mbajtjen përgjegjëse te Federatës Ruse për shkatërrimin dhe krimet e kryera gjatë agresionit te saj te paligjshëm kundër Ukrainës.”, thuhet në letrën e Bashës për Kuvendin.
Report Tv pyeti Këshillin e Evropës nëse ky rol raportues që ka Lulzim Basha, është i pa transferueshëm tek dikush tjetër.
Informacioni i ardhur konfirmon se Basha është ende anëtar i Asamblesë, edhe për pak kohë, por jo për shkak të punës së tij për rindërtimin e Ukrainës.
“Në mungesë të dorëheqjes, z. Basha mbetet anëtar deri më 27 janar 2025 (në mëngjes). I takon Kuvendit të Shqipërisë, kur të dorëzojë kredencialet e delegacionit të tij për hapjen e sesionit të janarit 2025, të modifikojë përbërjen e tij duke zëvendësuar zotin Basha me zonjën Vokshi, në përputhje me vendimin që mori shtatorin e kaluar.”, tha për Report Tv Nathalie Bergellini , zëdhënëse e KiE
Kështu, në fund të janarit, Basha nuk do të mundë të përfaqësojë Shqipërinë në sallën e Këshillit të Evropës, dhe duhet të dorëzojë edhe mandatin si reporter për Ukrainën, 3 muaj më herët, nga 16 prilli i vitit 2025 kur i mbaronte mandati.
Gjithmonë, nëse letrat e tij në drejtim të Kryetares së Kuvendit, nuk do të ofrojnë zgjidhje kompromisi.
Ai pafillo nuk duhej te ishte ne politics E kuptoni se ne cfar niveli eshte!? Sa bie nga ofiqet vete e kerkon suflaqe
PërgjigjuBasha del nga politika , mesa duket ne vend te tij vjen Gon Shehaj
Përgjigju