Basha gënjen qytetarët! E shet si 'live' videon me militantët e PD-së, por del zbuluar

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë pa përgjigje komentuesit e shumtë në Facebook, të cilët besuan se ai do t'u përgjigjej "live" pyetjeve në orën 16:00, siç e kishte bërë publike më herët.

Me një video të montuar dhe me pyetje të përzgjedhur nga militantët e tij, Basha "shiti" videon sikur ishte "live" duke folur për temat që ai donte të fliste, për të cilat ishte përgatitur më parë dhe jo atyre për të cilat interesoheshin qytetarët, edhe pse u kishte premtuar ndryshe.

Në këtë video, ai nxori aftësitë e tij të aktrimit, ku herë pas here, në fillim u kërkonte ndjesë qytetarëve se po e bënte këtë gjë për herë të parë dhe duhet ta mirëkuptonin, por strishat e nxjerra mbi video të pyetjeve të komentuesve, "militantë" të PD-së, e nxorën lehtësisht të zbuluar. Edhe komentuesit nuk ishin krejtësisht të rastësishëm. Një prej të "përzgjedhurve" ishte pikërisht pyetja që nënkryetar i PD në Kolonjë, njëherazi dhe ish-kryebashkiaku  i Leskovikut Fatmir Ali Guda.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
A do ta hapni PD? Basha: E kemi të garantuara në letra, në praktikë po konsultohemi

1581008840_Screenshot1.jpg

Pyetjes se a do hapin Partinë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo gjë është e garantuar me letra, pra është në statutin e partisë, ndërsa në praktikë janë duke u konsultuar me partitë simotra. Ai theksoi edhe kriteret që duhet të kalonte një person për të t'u bërë kandidat në listat e PD.

'Ka dy vjet që e kemi garantuar me letra siç i thonë, e kemi në statut, por po përgatitemi me ndihmën e disa prej partive tona simotra që kanë përvojë në procese të tilla, siç është Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson dhe Partia Republikane Amerikane dhe natyrisht CDU gjermane. Janë tre parti që po na ndihmojnë. Brenda PD-së kemi një proces të hapur për kandidimin, pra kush ka dëshirë të kandidojë ka mundësinë të kandidojë për të përfaqësuar PD-në në nivel qendror dhe në nivel lokal. Kemi një proces filtri të mirëfilltë për të garantuar që cilësia e kandidatëve tanë të jetë më e lartë e mundshme. Si sa i përket integritetit, pra të jenë njerëz të ndershëm, natyrisht pa rekorde kriminale. Por edhe njerëz të pa korruptuar dhe të jenë njerëz që të besojnë në vlerat e Partisë Demokratike, vlerat konservatore europiane: besimi në Zot, në familje, në atdhe, dhe të ndajnë bashkë me këto vlera edhe programin tonë politik' tha Basha.

Ora 18:36
Basha 'live' në Facebook! Kush është qytetari që kërkon 'zgjidhje' problemi, nënkryetar i PD në Kolonjë dhe ish-kryebashkiak i Leskovikut

Kreu i PD Lulzim Basha kishte njoftuar një bashkëbisedim me qytetarët për një video "live" në profilin e tij zyrtar në Facebook, por duket se komentuesit nuk kanë qenë aspak të rastësishëm. Një prej tyre Fatmir Ali Guda e pyet kryedemokratin nëse do të jetë në axhendën e PD reforma territoriale, e bërë sipas tij në mënyrë të njëanshme nga rilindja.

"Z. Basha, çfarë qëndrimi kini sot pas 4 vitesh për reformën territoriale, e bërë në mënyrë të njëanshme nga "rilindja"? A është në axhendën tuaj politike rindarja territoriale?? Nëse po, kur dhe në ç'mënyrë kini menduar ta hartoni një reformë territoriale që ofron demokraci lokale dhe t'i qëndrojë sfidave të së ardhmes???", shkruan komentuesi.

1581010605_fatmir.jpg

Komenti i publikuar gjate videos "live"

 Por kush është Fatmir Guda?

Ai ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Leskovikut gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, si dhe ka qenë nënkryetar i PD në Kolonjë. Guda ishte kandidat për deputet në qarkun e Korçës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, si dhe një mbështetës i nismës së kryedemokratit për daljen e PD nga Kuvendi duke djegur mandatin. Në mars të vitit të kaluar ai refuzoi të marrë mandatin e deputetit.

1581012389_berisha.jpg
Fatmir Guda krah Sali Berishes
Ora 18:29
Basha jep zgjidhjen: Votimi dhe numërimi elektronik, shmang shitblerjen e votës

1581008873_Screenshot2.jpg

Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një votim i lirë dhe të shmanget shitblerja e votës. Gjatë konferencës 'live' me qytetarët në Facebook, që duhet theksuar ishte e montuar dhe nuk i përgjigjej në kohë reale pyetjeve të qytetarëve, Basha iu përgjigj disa pyetjeve ku një ndër to kishte të bënte pikërisht me sistemin zgjedhor.

Basha tha se "do të bëjë gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës. Ne kemi parë në dhjetor se si mund të ndërtohet një sistem për votimin elektronik relativisht brenda një kohe të shkurtër, një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eliminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit. Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi'.

Ora 18:29
 PPP dhe Koncesionet, Basha: Do hetohen të gjitha, paratë do ua kthejmë qytetarëve

1581008775_bashaaa.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbëngul se programi i tij 'Ndiq paranë' do të jap zgjidhje njëherë e mirë koncesioneve dhe PPP-vë që sipas tij, po varfërojnë xhepat e qytetarëve. Pyetjes se çfarë do të bëjnë me PPP kur të vijnë në pushtet, Basha tha se do të hetohen të gjitha.

'Do të hetohen të gjitha PPP nga e para tek e fundit. Parimi 'Ndiq Paranë' do të merret pikërisht me të. Kushdo që ka përdorur paratë e shqiptarëve për të pasuruar xhepin e tyre do të ndiqen dhe do i kthehen shqiptarëve' tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dallavere: 06/02/2020 23:08

    Krric gamori krejt.Hajde dru ne pre

    Përgjigju
  • Erik: 06/02/2020 22:03

    Eh mor i lodhur, kur Rama bente keto gjera teknologjike, ti i rrije poshte zyres nen çader dhe i merrje fytyren Shqiperise. E humbe trenin o i mjere per te disaten here, ndaj kthehu ne shtepi se s’i duhesh kujt, je deshtak. Nuk e ndryshon dot imazhin e molotoveve me keto aksione alla lali Eri, je kopje e shemtuar e tyre.

    Përgjigju
  • Une: 06/02/2020 21:56

    E more ne qafë PD o hajvan.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 06/02/2020 21:39

    Ajde në Vlore o bos, të na rrosh sa malet!

    Përgjigju
  • ggf h: 06/02/2020 20:06

    g g g hec

    Përgjigju
  • Tironci: 06/02/2020 18:42

    O vrases je shum fallco! Zor se mer pushtet ti.

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 06/02/2020 18:29

    Hahahha ca kllufi

    Përgjigju
    • [email protected]: 07/02/2020 13:42

      Po pse mor BURR nuk ik vet a e shikon se je i pa aft,

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston