PD miraton nesër Komisionin e Kandidatëve për deputetë: Në gusht finalizojmë programin dhe bëhemi gati për zgjedhjet

TIRANE-Nesër paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve  për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona. Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë.

Në krye të komisionit pritet që të jetë Genc Ruli, ndërsa njëri nga anëtarët do të jetë Besnik Mustafaj, një tjetër figurë e njohur. "Gushti do të jetë një muaj aktiv për PD. Demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin" thuhet në njoftimin e selisë blu për mediat.

Po sipas PD-së, Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj, por nuk zbulon emrat. Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. "Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Nga procesi 6 javor i propozimit të emrave, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile. Interesi i demokratëve është identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirë për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re" mbyllet njoftimin Partia Demokratike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/08/2020 01:44

    Tani qe do merrni mend nga GOP keni per ta ndritur.GOP I ka ngelur ora 50-60 vjet prapa.Para se te zgjidhni mesues kontrolloni se c'fare opinioni ka per keto grupe ne vendet e tyre dhe shikoni kush jane me shume opinionet positive apo negative kundrejt tyre!

    Përgjigju
  • Vicifoli: 02/08/2020 18:40

    Rrofte Flamur Noka Kryeministri iduhur i Shqipnis

    Përgjigju
  • Kumpiri: 02/08/2020 17:46

    Aman mos harro i te beni deputet njefare Zijaqin Allarahun se ka shume influennce te grandi. Aq shume influence ka saqe do behet drejtor te osshe sapo te fitoje shpetim idrizi ose nard ndoka

    Përgjigju
  • robi: 02/08/2020 11:01

    Urojme qe komisioni te jete me mend ne koke e te mos fuse ne liste kryevagabondin me molotov ne dore Flamur Herman Geringun perndryshe mos e ngrej kot komisionin se ka deshtuar qysh ne fillim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë