Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, duke mbajtur një fjalë para protestuesve të mbledhur. Basha e quajti një regjim ushtarak rrethimin e parlamentit me gjemba, ndërsa tha se protesta do të vijojë dhe efekti i parë i saj është rrethimi i parlamentit, për të treguar sipas tij, se Parlamenti ka rënë.
Largimi i Ramës nuk do të jetë ngjarje e një dite -tha Basha-, por do të ndodhë së shpejti sipas tij dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Prononcimi për media i kryetarit Basha pak para nisjes së protestës
Pyetje: Diplomatët e huaj kërkojnë që sot të mos ketë dhunë, a do jetë e dhunshme kjo protestë?
Basha: Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e brendshme. Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar, shumë prej tyre kanë paguar rryshfete të majme, janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Ata kanë të njëjtat shqetësime si vëllezërit dhe motrat që protestojnë sot. Sot ditë historike, është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit dhe janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi I hapur me krimin e organizuar. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria, për sot, është larguar. Ne, përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin.
Protetuesit janë parë të kenë në krah, ng anjë shirit të bardhë, i cili simbolizon paqen, por se sa paqësore do të jetë kjo protestë, mbetet të shihet në vijim.
Ne proteste, te rinjte kane vendosur ne toke disa lule dhe qirinj te ndezur, qe nenkuptojne se parlamenti ka marre fund,
Lajmi kryesor: