Nga Vlora ku zhvilloi një bisedë me disa artistë, ku i pranishëm ishte edhe aktori i njohur vlonjat Bujar Asqeriu, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi buxhet më të madhe për kulturën. Ai tha se një komb pa art është një komb pa shpirt.
"Teatri është më shumë se art, është themeli i demokracisë. Do të kemi një buxhet të veccantë për kulturën dhe artistët. Duhet që artistët të kenë dinjitetin e duhur. Plani ynë është plan pune dhe jo premtime boshe. Legjenda e fundit që ka ngritur ky pushtet është 'ku do t'i gjeni lekët'. Do t'i gjejmë në buxhetin e shtetit. Ato para që sot vidhen dhe shpërdorohen ato do tu kthehen qytetarëve shqiptarë. Lekët janë por ka munguar dëshira dhe vullneti. Shqipëria është e shqiptarëve", tha Basha.
Vetë aktori Asqeriu i tregoi Bashës 2 plagët e tij.
"Kam 2 plagë. Plagën e parë e kam për naftëtarët të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot nuk jetojnë as në shtëpi të mira dhe as shëndet të mirë. Cinizmi i Kryeministrit me ta është urrejtje njerëzore. Pa dashuri nuk fitohet asnjë betejë. Plagën e dytë e kam për minatorët e Bulqizës që janë të mjeruar. pa dashuri për njerëzit dhe për vendin nuk bëjmë dot gjë.
Lajmi kryesor:
Basha në Vlorë: Me programin tonë 100 mln euro subvencione për fermerin! Të kishte Rama një njeri si Leskaj, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës, Dumani amnistoi krimin elektoral
28 Mars, 21:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton nesër programin e PS: Shqipëria 2030
28 Mars, 20:51
-
Fjala e PLOTË e kryeministrit Rama në iftarin e shtruar nga ai dhe bashkëshortja Linda: Dyert e BE janë hapur si një mundësi e artë për ne që të kapërcejmë pragun e tyre
28 Mars, 20:12
-
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon 'fitore madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
28 Mars, 19:28
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Ylli Pata: Apologjia monumentale e bufit të kënetës!
28 Mars, 17:52
-
Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Berisha e di që do humbasë, do thotë 'e vodhi Sorosi' (VIDEO)
28 Mars, 17:33
-
Rama: A mund të imagjinohet që Berisha të pritet krahë hapur në BE? Nuk ndodh! Asnjë shans që të vlerësohet
28 Mars, 16:28
-
Evi Kokalari: LaCivita ka bërë diçka me mend, i foli Berishës mirë për bufin
28 Mars, 16:24
-
‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
28 Mars, 16:18