Basha me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Pas 25 prillit do të hetojmë abuzimet në rindërtim

Basha me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Pas 25 prillit do të hetojmë abuzimet në rindërtim

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Basha shprehu zotimin se qeveria e ardhshme, që sipas tij do të ketë ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, do të përshpejtojë procesin e rindërtimit, i cili thekson se ka ngecur në vendnumëro.

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e  ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi.

Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta. Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe  donatorët e tjerë. Siç e keni vënë re dhe ju nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë.

 Dhe ju e dini, s’ka njeri që nuk e di që çdo qeveri që është donatore është po kështu dhe përgjegjëse sepse paratë  i ka të taksapaguesve të vetë dhe në vendet e Bashkimit Europian, në shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha vendet e zhvilluara ka rregulla shumë të qarta që i ndalojnë qeveritë të disbursojnë fonde në vende apo drejt qeverive të cilat janë shënuar të pa besueshme për shkak të rekordeve të korrupsionit.

Pra thënë me dy fjalë korrupsioni i kësaj qeverie po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e  goditura nga tërmeti dyfishë. Në bisedat e mia me zyrtarët e lartë të perëndimit nuk më është dashur të futem thellë sepse i kanë ditur vetë  shembujt se si janë grabitur për shembull tokat e shkollave për të bërë pallate apo se si janë zhvendosur pronarët e banesave të shkatërruara drejt zonave pa vlerë në mënyrë që trualli ku qëndronte më parë pallati i tyre të grabitej dhe të përdorej për interesa korruptive madje edhe për pastrim parash në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Pra drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rastin e rindërtimit është dyfishuar, ndaj grupi i punës që kemi ngritur ka dy detyra kryesore. Të bëjë gati planet dhe punën e tyre me qëllim përshpejtimin e procesit të rindërtimit, i cili ka mbetur në vend siç ka mbetur gjithë Shqipëria.

Dhe së dyti garantimet që fondet që janë zotuar se do ti japin Shqipërisë të lëvrohen dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimit, pa u larguar kjo qeveri dhe ky kryeministër. Kështu që thirrja që kam për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti është që ashtu siç nuk janë gënjyer nga shfaqjet e bezdisshme dhe të turpshme dhe të paligjshme që po mundohet të na e shesë si sukses dhe si fushatë, kryeministri në ikje”, tha Basha.

Kreu i PD gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision të posaçëm parlamentar.

“Ashtu të mos gënjehen në këto ditë që kanë mbetur. Me 25 prill garancia që procesi i rindërtimit të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individuale, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe ti hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh.

Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm. Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin”, shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Basha me të rinjtë: Durrësin do ta kthejmë në një perlë të Mesdheut! Më votoni largojmë Ramën, që të shijoni vendin tuaj e jo të ikni

Kreu i PD Lulzim Basha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh në Durrës, ku u kërkoi ta votojnë më 25 prill, për të sjellë ndryshimin, sidomos për të rinjtë.

Sipas Bashës vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Ramën apo me vetë Bashën, por për përfitime për të rinjtë, ndërsa përmendi këtu pagat.

“Kush do të përfitojë më shumë nga ky ndryshim sesa vetë ju, të rinjtë. Në planet tona, gjithçka që ka të bëjë me sfidat, dilemat zënë një vend kryesor për t’i adresuar, plotësisht të financueshme dhe koordinuara edhe me Europën, partnerët tanë, për arsimin dhe punësimin me paga të larta, në rastin tuaj me Durrësin e mrekullueshëm, që do ta vendosim në dispozicion jo thjesht të rimëkëmbjes nga tërmeti, por kthimin në një perlë të Mesdheut.

Vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por nëse do të arrini të keni paga dinjitoze, për të ushtruar talentin tuaj dhe shijuar jetën në vendin tuaj apo ju duhet të merrni para borxh për t’u paketuar si sardele për të shkuar me kamionë në Angli” tha ai.

Ora 17:00
Basha me kryesinë e Shoqatës ‘Durrësi’: Të dalim masivisht në votime, së pari do të korrigjojmë gabimet e tmerrshme! PD do zhbëjë ligjin e shpronësimit të dytë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me kryesinë e Shoqatës "Durrësi". Basha thotë se ka një lajm të mirë për pakënaqësitë, dhe ka kërkuar që gjithë durrsakët të dalin masivisht në votime për të ndryshuar situatën. Nëse PD vjen në pushtet, Basha thotë se së pari do të korrigjojë gabimet që në fakt kanë qenë aferat korruptive.

“Tani premtohet tjetërsimi i portit të Durrësit, pa pikë transparence, pa pikë konsultimi. Respekti për pronën, respekti për djersën, për krenarinë e gjeneratave të tëra të familjeve durrsake. Respekti për trashëgiminë kulturore dhe një plan i mirëmenduar urbanistik dhe turistik janë në themel të zhvillimit të Durrësit të ardhshëm, janë themel të angazhimeve tona karshi qytetarëve të Durrësit dhe ekonomisë së Durrësit. Ka një lajm të mirë gjithë këto lajme të këqija që me gjithë këtë kaos, me gjithë këtë mungesë totale konsiderate për trashëgiminë kulturore, me gjithë mbërthimin e vendimmarrjes nga një grusht bandash që gjithë Shqipëria e di siç e di Durrësi që për 10 vite çdo vendim nga vendimet më të mëdha deri tek vendimet më të vogla janë bërë, janë firmosur me dorën e bandave dhe simbolizohen nga ai që sot është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe pavarësisht prej kësaj Dako vazhdon të jetë nën hije bashkë me Çelën, vazhdon të jetë dora e djathtë e Edi Ramës në Durrës. A janë këta njerëzit që pas tetë vitesh shkatërrim të ekonomisë së Durrësit, trashëgimisë kulturore të Durrësit, të pronave të durrsakëve. A janë këta që meritojnë edhe katër vite të tjera? A kanë këta zgjedhje për qytetarët e Durrësit? Sigurisht që jo.

Ajo që duhet të bëjmë është që të mos të lëmë asnjë durrsake dhe durrsak pa votuar. Të dalim masivisht sepse ndryshimi vjen përmes votës dhe përmes kutisë së votimit dhe ky ndryshim për ne do të thotë së pari të korrigjojmë këtë gabime të tmerrshme që në bazë faktikisht kanë afera korruptive dhe të vëmë një moratorium dhe më pas një plan të qartë për të mbrojtur dhe për të nxjerrë në pah pasuritë, thesaret e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Së dyti, të zbatojmë ligjin dhe të garantojmë nderimin dhe respektimin dhe shenjtërimin e pronës dhe përdorimin apo zhvillimin e saj vetëm në dobi dhe në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke e zhbërë si fillim ligjin e shpronësimit të dytë që është një angazhim që ne e kemi marrë edhe para shoqatave të pronarëve. Së treti të çlirojmë nga vargonjtë me të cilat është lidhur çdo potencial zhvillimi në Durrës, nga universiteti i cili me planin tonë dhe në bashkëpunim me universitetet europiane dhe Komisionin Europian do të kthehet në një qendër mesdhetare të kualifikimit të rinisë durrsake dhe të rinisë së Shqipërisë në profesione të cilat përshtaten me kërkesën e madhe të një tregu dinamik pune në Europë por që këto profesione t’i ushtrojnë këtu, qofshin këto në fushën e inxhinierive apo ën fushën e turizmit apo në fushën e informatikës. Në raport me shtresat në nevojë angazhimet tona janë të qarta.

Ato probleme që ju shtruat unë i kam diskutuar me përfaqësuesit që ju përmendët dhe kemi rënë dakord në parim edhe për një marrëveshje kuadër që do të përbëjë bazën e marrëdhënies me respekt të ndërsjelltë, me dialog dhe me një vendimmarrje transparente që do të burojë gjithmonë përmes konsultimit me personat me aftësi të kufizuar, po të njëjtën gjë do të bëjmë për ndihmën ekonomike, dyfishimi i të cilës është një nga angazhimet e menjëhershme të cilat do të vëmë në zbatim, sepse Durrësi dhe gjithë Shqipëria, për fat të keq gjatë këtyre 8 viteve ka njohur një rritje të numrit të familjeve që janë në nevojë ekonomike, por mbi të gjitha për ne është e rëndësishme të vëmë në lëvizje zinxhirin e ekonomisë, ingranazhet  ekonomike dhe këtu Durrësi ka nevojë për vëmendje të menjëhershme, ka nevojë për fonde, jo thjeshtë për të sprapsur pasojat e tërmetit, për ta bërë rindërtimin realitet duke vënë interesat e të dëmtuarve dhe të ekonomisë së durrsakëve të parat dhe jo të mbushim xhepat e disa kontraktorëve, e disa kompanive fantazmë që në fakt janë pushtetarët që fshihen pas tyre”, tha Basha.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 05/04/2021 05:12

    shko nje here ne Gedec se i ka marre malli per ju te pds merre dhe Mediun se na keni bere ndere

    Përgjigju
  • O tej: 04/04/2021 21:21

    Nuk i ke mbush ditet me rrejt durrsaket o letyre Basha.

    Përgjigju
  • Une: 04/04/2021 20:19

    Ketij nuk i mjaftoi toka por ndertoi pallat mbi det dhe tani premton qe do te hetoje abuzimet e ndertimeve.o te qr je me injorant sa gjith injorantat mbledh se bashku.kush kujton se te beson? Jua tha edi por ti nuk e paske mesuar:mos e merni kete popull per budalla se nuk jemi budallenj e mblidh plackat te zhdukesh se nuk fiton sikur edhe edi te iki vet .....je me i pa vlefshem sa nje mut ne rruge

    Përgjigju
  • Cubi: 04/04/2021 18:11

    O popull shqiperar dilni e behuni gati se po vjen mrekullia. Po na bie nga qielli ajo qe kemi pritur 30 vjet e tani ne vitin 2021 na u be e mundur!!!!!!!!!! Dini e beni trastat gati se po vjen thesari!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Po nga vjen ky legen nuk ishte ne shqiperi ky kokrra hajdutit,ky kriminel qe vrau 4 vet me duar ne xhepa????????? A nuk I kemi patur ne qeveri keta qener pak koh me par??????????????????????? Kesaj I thon te dhj***** spak e drejtesi qe nuk erdhi kurr e keta maskarenj tallen nga 30 vjet me kete popull. Cfar kan ber me shum kriminelat qe rrin pas hekurave ???????????????????????????? Jo jo me keta te bie morali zero.

    Përgjigju
  • dulja: 04/04/2021 17:06

    ke abuzime mo plere po ajo PD jote i lejoje e beri gjithe vendin kacamake dhe ti na del si shpetimtare po nuke e di populli cfare keni bere Juuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura