Basha me bizneset në Tiranë: Qeveria e ka mendjen vetëm të zhvatë, duhet të bëhemi bashkë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkon qytetarëve që të bëhen bashkë për të larguar qeverinë. Kryedemokrati doli sot në terren, ku u takua me biznesin e vogël në njësinë 3 në Tiranë, por edhe me qytetarët.

Pronarët e bizneseve i kanë thënë kreut të PD-së se e kanë marrë pagën e luftës, por ato para nuk i kanë mjaftuar.

"Mora 260 mijë lekëshin, por nuk më del as për qira. Kisha një punëtore, por nuk më dilte dhe e hoqa nga puna", tha shitësja e luleve.

"Do t'i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është që do ju mbështetim ju, se po nuk ju mbështetëm biznesin do shkatërrojmë ekonominë dhe gjithçka. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvatin dhe të marrin sikur nuk do ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë mos ta lejojmë" u shpreh Basha.  

"Duhet të zgjohet populli", tha shitësja e luleve

"Absolutisht", tha Basha duke e mbështetur.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit. “Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”- u shpreh Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 25/05/2020 16:00

    Te jesh i djathte dhe te pretendosh qe te te paguaje shteti ty, kjo eshte nje mendesi komuniste qe vetem ne Shqiperi ndodh. Te jesh i djathte dhe te duash te punosh pa taksat e pastaj pret shtetin te te ndihmoje, kjo eshte mendesi komuniste qe vetem ne Shqiperi ndodh. Motoja e kapitalizmit eshte "Puno sa me shume, dhe shteti te te vjele sa me shume".

    Përgjigju
  • Haha: 25/05/2020 15:55

    7x7=42 ka takuar bizneset pirdh Lulush se lirohesh

    Përgjigju
  • Taulant: 25/05/2020 15:00

    Po pse çfare doje ti te paguante populli per te gjitha demet e pesuara nga virusi, madje dhe fitimin e munguar? Keni koncepte te gabuara per ekonomine dhe funksionimin e shtetit. Filloni kontribuoni pak me teper qe te keni goje te kerkoni ne raste te tilla. Pa kupon sherbeni, fshihni te ardhurat per te qene tek fasha e ulet e tatimpaguesve, tatim vjetor nuk paguani, doni edhe shperblim te majme ne raste te tilla pandemish. Jam i sigurte qe ne dore duhet te kesh Iphone 11 Pro, por ankohesh se s'ke pasur te paguash punetoren dy muaj qe u ndal puna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar