Basha me bizneset te Unaza e Re: Nuk kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me disa banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re, ndërsa akuzon qeverinë për shqetësimet që ata i paraqitën. "Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t'u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta. Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.

Në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, RAMAVIRUSI i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit. Sot, të gjithë e dinë se me RAMAVIRUSIN, situata për qytetarët vetëm do të rëndohet, ndërsa oligarkët, taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin. Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin.

Të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve do të japin llogari deri në një. Ne do t'u kthejmë qeverisjen qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari" shkruan Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 19/06/2020 17:25

    Lulush Bibilushi thuaj per koke te mamase qe e ke me gjithe mend?

    Përgjigju
  • Astir: 19/06/2020 17:13

    Rrofte Nard Noka shpetimtari yne.poshte Lulush Bibilushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit