TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinjtë demokratë një ditë para protestës se parashikuar nga forca më e madhe opozitare në vend.
Në mesazhin e tij me kete rast Basha u shpreh se, "të rinjtë shqiptarë janë të parët për t'i thënë jo krimit në krye të qeverisë".
"Le ti themi Shqipërisë tonë të dashur, na jep më të mirët e tu, të rinjtë dhe të rejat, demokratë dhe socialist, ta pastrojmë politikën njëherë e mirë nga krimi", theksoi Basha.
"Qindra e mijëra shqiptarë që të dalin nesër në Sheshin Skëndërbej, në orën 11:00, është aspirata e një populli të tërë për ti thënë jo krimit në krye të qeverisjes, për ti thënë jo mafias në pushtet dhe bashkë me ne janë aspiratat e çdo shqiptari", tha Basha.
Nesër, theksoi Basha, "shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për një protestë madhështore, paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë i bën të thonë edhe marrëzira, kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit".
"Nesër është ora e përballjes, me një qeveri që erdhi me premtime të mëdha dhe jo vetëm që nuk i mbajti ato premtime, por e zhyti vendin në mjerim. Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re, rinia shqiptare ka nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se rinia shqiptare jo vetëm do ta ketë këtë ofertë të re por do të jetë pjesë e pandashme e kësaj oferte", u shpreh kreu i PD, në fjalën e tij. /ATSH/
/Shqiptarja.com