TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar projektbuxhetin e ri. Në fillim të mbledhjes është diskutuar mbi mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në këtë seancë dëgjimore, ku u diskutua një nga dokumentet më të rëndësishme për buxhetin e bashkisë. Kreu i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi ka kritikuar kreun e Bashkisë Lulzim Basha, për mungesën në këtë mbledhje, duke e quajtur këtë një “veprim të shëmtuar, një akt i paprecedent”.
 
“Braktisja e Këshillit Bashkiak në një moment kaq të rëndësishëm është jo serioze. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të nënvlerësohet Këshilli Bashkiak, në një ngjarje të tillë siç është diskutimi i buxhetit. Më shumë keqardhja ju thems e Tirana nuk e ka më një kryetar bashkiake, në momentin që nuk paraqitet për të diksutuar buxhetin. Për një vit e ca kemi zgjedhjet lokale, dhe deri atere do bëjmë detyrën tonë”, tha Dalipi.
 
Ndërsa në replikë, Bozdo tha se “Diskutimi po futet në një drejtim politik, ju po synoni të trajtoni çdo gjë politikisht. Le të shohim dokumentin që kemi përballe dhe të diskutojmë mbi te në interes të qytetarëve të Tiranës”.
 
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se “duhet të veprohet me transparencë”.

Duke prezantuar projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2014, nënkryetari i këtij institucioni Eno Bozdo, tha se për vitin që vjen buxheti parashikoht në 8.65 miliardë lektë, me një rrtitje prej 5% krahasur me vitin 2013.Projekt-buxheti i Bashkisë për 2014-2016 

Ndërkaq të ardhurat pashikohen në 7.5 miliadë lekë, rreth 4% më shumë se vitin që po mbyllim.
 
Bozdo tha se shpenzimet e Bashkisë për vitiin 2014, parashikohen në rreth 8.6 miliardë lekë.

"Parashikohet rritje investimesh për çdo vit", tha Bozdo.

DALIPI: BASHA TE JAPE DOREHEQJEN DHE TE VAZHDOJE ME ZOTIMET POLITIKE
“Ky buxhet është si një listë premtimesh, dhe investime të parashikuara dhe më parë dhe që nuk janë realizuar. Fakti që krytari i bashkisë është në zyrën e PD duke folur për çështje politike ka shumë të drejtë të japë dorëheqjen dhe të vazhdojë me zotimet politike. Qytetarët janë të parët. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë të ecë me përgjegjëisnë që nuk është ecur deri më tani. Ky Këshill nuk është aneks politik”, tha kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.
 
“Në konferencën për punën e bërë në 2013 të kryetarit të Bashkisë foli për asfaltimet, për pemët e mbjella, etj; por nuk foli për masakrën që po i bëhet hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës, ndërtimet pa leje. Për 2015 ka ndonjë plan të kërkojë një mandat të dytë, apo do bëjë dhe ai si dhelpra me rrushtë?”, tha këshilltari Gazheli.
 
“Buxheti është paraqitur në kohë nga një person i autorizuar, është paraqitur me transparencë. Ligji nuk e detyron kryetarin të jetë i pranishëm në çdo mbledhje”, tha Poni.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)