Basha: Ndryshimet kushtetuese që propozojmë janë në interes të qytetarëve, që deputetët t’i zgjedhin ata, jo bandat kriminale
Lulzim Basha me të rinjtë
Lulzim Basha vijon fushatën për t’u zgjedhur si kreu i ri i PD dhe thotë se prioritet do të ketë hapjen e partisë për të rinjtë e të rejat që duan ndryshim.
Në deklaratën e tij për mediat, Basha thotë se ndryshimet kushtetuese që propozon janë në interes të qytetarëve që deputetët t’i zgjedhin ata, jo bandat.
“Hapja e Partisë Demokratike ndaj të rinjve dhe të rejave është një nga prioritetet tona. Harmonizimi i frymës dhe pasionit të rinisë me përvojën dhe profesionalizmin e kontributorëve ndër vite, është një hap i rëndësishëm në riorganizimin që kemi nisur, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë më të mirë.
Natyrisht pjesë e saj do të jenë të gjithë ata që duan ndryshim, që duan që për qeverisjen dhe deputetët të vendosin qytetarët dhe jo bandat kriminale që sot kontrollojnë shtetin, ekonominë, policinë, zgjedhjet, jetën e vendit”, shkruan Basha.
Ndër të tjera shprehet se do krijojë aleancë politike e qytetare për t’iu kundërvënë frikës që ka pllakosur shoqërinë tonë.
“Ne do të krijojmë një aleancë të gjerë politike dhe qytetare, që frikës dhe pasigurisë që ka pllakosur shoqërinë tonë, t’i kundërvihet me shpresë dhe besimin se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, duke i dhënë rëndësi votës së qytetareve, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës.
Që zëri i qytetarëve të dëgjohet, vullneti i tyre të përfaqësohet dhe interesat e tyre të mbrohen, do të punojmë fortë që mekanizmat kushtetues të jenë në shërbim të tyre, duke hapur listat, pastruar politikën përmes vetting-ut, kufizuar mandatin e kryeministrit, garantuar votën e diasporës, duke i dhënë më shumë kompetenca Parlamentit dhe Presidentit të Republikës, për të garantuar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha Basha.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.4%
Vota total: 1584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha shpërndan pjesë nga programi: Do punësojmë 25 mijë të rinj në teknologji me pagë 2 mijë euro
23 Korrik, 10:40
-
'Taksa e sheshtë 9%', Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen
21 Korrik, 14:48
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik
19 Korrik, 22:52
-
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Përcolli gënjeshtrën e Bashës si të vërtetë në qeverinë e tij! Ish kreu i PD-së: Këto akuza të lodhura i hodhi poshtë Gjykata
19 Korrik, 22:37
-
Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij
19 Korrik, 15:24
-
Raporti i DASH, Basha: Korrupsioni, PPP-të dhe pastrimi i parave, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar
19 Korrik, 10:09
-
Spahiu: E çuditshme që 13 vjet Berisha dhe Basha s’janë pyetur as si dëshmitarë për 21 Janarin
16 Korrik, 13:46
-
21 janari në SPAK, ish-ministri Basha për Report Tv: S’kam dhënë urdhër për vrasjet, të hetohet! Asnjë koment për rolin e Berishës
16 Korrik, 12:16
-
SPAK heton 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Dorëzojmë audiokasetën ku jepet urdhri për vrasjen! Berisha, Basha dhe Prendi organizatë kriminale
16 Korrik, 12:02
-
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin! Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës
16 Korrik, 10:37
-
Basha: Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021! Pazari i radhës me Ramën, mbyllja e listave për deputetë
13 Korrik, 19:14
Luli nuk dallohet per intiligjence por kete rradhe ne kerkesen per ndryshimn e sistemit zgjefhir we deputeti te zgjidhet direkt nga populli dhe jo nga partia ,jo vetem eshte i drejte ,por dhe i domisdoshem.Nuk duhet ti keqoetdorin kryetaret ngaqe i zgjefhin vete.E dyta do te rruse kuslitetin e oarlamentit kur jo pak here na perballon me njerez te pa formuar si intelektualisht por dhe politikisht.Shqiperia ka nevoje per nje klase politike dinjitize dhe jo te degjojme estrade ne parlament
Përgjigju