Basha në Beograd: Shërbimi ushtarak i shqiptarëve të Preshevës të mos jetë i detyrueshëm! Serbia të sigurojë të drejtat e tyre

Beograd- Serbia nuk duhet të përdorë standard të dyfishtë për pakicat, por teksa kërkon respektimin e serbëve në Kosovë, duhet të respektojë edhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kjo ishte thirrja e Lulzim Bashës, në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u zhvillua në Beograd.

Duke folur për pakicat, unë kërkoj fuqimisht që të mos përdoren standarde të dyfishta, të cilat diskreditojnë dhe dëmtojnë reputacionin e atyre që janë përgjegjës për krijimin e besimit publik midis popullsisë më të gjerë dhe në veçanti midis pakicave.

Kam pasur mundësinë të vizitoj komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Ata më paraqitën shqetësime që jam i sigurt se i janë paraqitur gjithashtu edhe autoriteteve në Beograd. Kjo është një çështje e vjetër e pasivizimit të adresave. Kjo përjetohet dhe shihet nga popullsia shqiptare atje, si një pastrim etnik i heshtur i këtij rajoni. Pra, kjo është diçka që duhet të trajtohet nga autoritetet në Beograd me transparencë dhe në përputhje me angazhimet që kanë në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe prandaj po kërkoj nga qeveria në Beograd që t’i japë fund pasivizimit të adresave, të lejojë simbolet kombëtare, të lejojë tekstet shkollore për fëmijët dhe të lejojë integrimin e shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, që të shërbejnë në mënyrë proporcionale në administratën publike' informoi sot zyra e shtypit.

Qeverisë së Beogradit, i kërkoi të lejojë simbolet kombëtare, futjen në administratën publike shqiptarëve në Serbi si dhe rishikimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për pakicat.

Ka dhe një tjetër shqetësim tek komuniteti shqiptarë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak. E dini, ka kundërshtime të ashpra për shkak të ngjarjeve traumatike të së kaluarës nga qytetarët shqiptarë të Serbisë së Jugut.

Mendoj se këto duhet të merren parasysh në çdo lloj legjislacioni që miratohet, duke lejuar alternativa që nuk e bëjnë këtë masë si masat e tjera të duken të detyrueshme, dhe në një farë mënyre të çojnë në largimin e më shumë të rinjve nga vendlindja e tyre. 

Pse them se është një standard i dyfishtë? Sepse paketa “Ahtisaari” ka ofruar pakicës serbe në Kosovë garancitë më të gjera të mundshme. Ato duhet të zbatohen, por zbatimi, sigurisht, varet nga të dyja palët. Dhe prandaj po kërkoj nga qeveria në Beograd që t’i japë fund pasivizimit të adresave, të lejojë simbolet kombëtare, të lejojë tekstet shkollore për fëmijët dhe të lejojë integrimin e shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, që të shërbejnë në mënyrë proporcionale në administratën publike.

Basha tha se respektimi i pakicave, është një standard i artë me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor mund të sigurojnë hyrjen e shpejtë të vendeve tona në Bashkimin Europian.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 11/10/2024 16:16

    Po mire more shkrues ne cfar istitucioni e ka regjistruar partine qe pretendono ky dallkauk .Ky nuk ka as vuole e as godimento, per cfar i duhet ketij palloshi te shkoje ne serbi , Macedoni? Çfar do te beje si albini qe perché shqiptaret ? O i pa fytyre meru me veten tende se po afron dosja e 21 Janarit o shpifes , nuk regullohet biografia me patetica e tua , ty te nje populli se kush je dhe çfar ke bere .shkofsh mbrapa diellit ashtu si è merito.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit