Basha në Britani publikon foton e dokumentit 800-vjeçar: Frymëzoi betejat për liri

Basha në Britani publikon foton e dokumentit 800-vjeçar: Frymëzoi betejat për liri

Nga Londra ku ndodhet në një vizitë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një foto të dokumentit 800-vjeçar të “Magna Carta”. Kryedemokrati thotë se ky dokument ka frymëzuar betejat madhështore për liri në të gjithë botën.

"Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti" shkruan ai. Basha prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në Britani, ndërsa drejtori për Ballkanin i ka kërkuar që të ulet në dialog pa kushte me Ramën për të zgjidhur krizën.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve. Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 20/05/2019 17:50

    Per ata qe dine Anglisht ja sa vlere ka Magna Carta sot - "The charter became part of English political life and was typically renewed by each monarch in turn, although as time went by and the fledgling English Parliament passed new laws, it lost some of its practical significance."

    Përgjigju
  • WTF: 20/05/2019 17:42

    Luli nuk di mire Anglisht me duket, sepse Magna Carta eshte ne fakt kushtetuta e Britanise ose ajo marreveshja e xhentellmeneve sic njihet ndryshe dhe nuk ka te beje fare me revolucionet qe jane bere nja 500 vjet mbas shkrimit ketij "charteri". I shkreti Lul perpiqet te lidhe kushtetuten Britanike me hallet e veta duke u bere keshtu qesharak.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 20/05/2019 17:27

    Shikon endrra me sy hapur i shkreti Lulqime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë