Basha në Durrës: Qeveria po e shtyn vendin në krizë të thellë ekonomike, banorët e prekur nda tërmeti ende flenë jashtë

Basha në Durrës: Qeveria po e shtyn vendin në krizë të thellë ekonomike, banorët e prekur nda tërmeti ende flenë jashtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme është takuar me banorët e prekur nga tërmeti në Hamallaj, Manzë dhe Radë.

Basha nga  atje ka hedhur akuza politike ndaj qeverisë duke thënë se këmbëngulja për të mos prekur milionat që shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale.

Kreu i PD ka shtuar se banorët ne Hamallaj, Manzë dhe Radë vazhdojnë të flenë jashtë, në çadra ose në makina.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dështimi, paaftësia dhe këmbëngulja për të mos prekur me asnjë çmim milionat që shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale.

Banorët ne Hamallaj, Manzë dhe Radë vazhdojnë të flenë jashtë, në çadra ose në makina. Pavarësisht propagandës, shteti është inekzistent, ndërsa familjarëve tashmë u duhet të përballen edhe me përkeqësim të gjendjes shëndetësore kryesisht të fëmijëve dhe të moshuarve për shkak të të ftohtit, shirave dhe mungesës së ngrohjes.

Disa prej banorëve kanë që prej tërmetit të 21 shtatorit që janë në mes të rrugës, të harruar nga shteti. Ende qytetarët presin për një vendim për sigurinë e banesave të tyre. Ata nuk e dinë se cfarë do të bëhet me ta, me shtëpitë e tyre me mundin dhe djersën e një jete.

26 Nëntori nxori në pah dështimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Nxorri në pah sjelljen e pashpirt dhe kriminale ndaj pasojave të tërmetit të 21 shtatorit që solli humbje jetësh njerëzore.

Banorët më thanë se për faturën e ujit e të dritave shfaqën që në orët e para të mengjesit punonjësit e shtetit, ndërsa në fatkeqësi ata janë të braktisur e të injoruar. Në prag të festave ata janë në mëshirë të fatit, propaganda tregon një realitet larg të vërtetës.

E ndërsa ankthi, pasiguria e qytetarëve, mbyllja e bizneseve, shkurtimi i vendeve të punës vazhdon, qeveria po përgatit vjedhjen e radhës mbi rrënojat e tërmetit. Kjo qeveri është gati të sakrifikojë qytetarët, fëmijë e të moshuar vetëm të mos prekë 150 milionë dollarët që marrin oligarkët.

Nëse ky kryministër dhe qeveria e tij do të punonte me të njëjtin pasion dhe përkushtim për qytetarët, siç punon për oligarkët, nuk do të kishte qytetarë qe nuk e dinë fatin e banesave të tyre apo jetojnë nëpër çadra, të uritur, të shokuar, dhe në dëshpërim. Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë vendin tërmetit të dështimit dhe shembjes së shtëtit prej  kartoni nga babëzia, korrupsioni dhe paaftësia.





 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule Ferra: 23/12/2019 22:40

    O Lule hollandeze o Lul Mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia.

    Përgjigju
  • LYL KURVA: 23/12/2019 18:31

    O lyl shal ngjitmi po ti personalisht çfar ndihme ke dhën për të prekurit nga tërmeti ? ? ? Apo ti i ke dhën njëher një ndihm madhështore Shqiptarve i Shite Detin. A mor lyl kriminel hajdut ti kujton se Shqiptarët jan budallenj si ty që 45 vjeç sdi tabelën e shumzimit. E më e bukra ti do që të bëhesh Kryeministër o lyli kanistër.

    Përgjigju
  • Burgaxhiu: 23/12/2019 17:53

    O shalngjitur eja njeher ketej o burre e flok tere xhel po shkon ke fakiret... eja syri bakerr na eshte bere

    Përgjigju
  • Korcari: 23/12/2019 15:31

    Ne vend te ndihmosh ne dite te veshtira ben propagande politike me kete mendje qe ke sdo vish asnjehere ne pushter qen bir qeni

    Përgjigju
  • Futi ne Vilen tende Kriminel: 23/12/2019 14:36

    Ha thua " Djalli " te behet Engel njehere. ? E veshtire ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës