Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot për ngushëllim në familjen e 22 vjecarit, Estref Halili, i cili u vetvarë në burgun e Rrogozhinës pak ditë më parë.
Kryedemokrati Basha e ka cilësuar vetëvrasjen e tij si një një vrasje shtetërore e ku përgjegjësi kryesor është kryeministri Rama.
“Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama. Unë shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike të jetës së këtij 22 vjeçari, të Estrefit, jo vetëm familjes por gjithë komunitetit këtu në Kolonjë të Lushnjës dhe kudo në Lushnje, dhe u jap fjalën familjarëve të Estrefit, të rinjve lushnjarë se kjo padrejtësi e madhe do të marrë fund”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, me Partinë Demokratike në qeverisje dhe me ndihmën e qytetarëve do të ndërtohet një shtet që është në krah të qytetarëve dhe në krah të të rinjve. Duke akuzuar sërish Policinë e shtetit se ajo është fajtore për mos kapjen e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Kelmend Balilit, Basha shpreset se Policia guxon të ngrejë dorën për Balilin, Lul Berishën.
"E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin, për trafikantët, i njëjti shtet që liron kriminelë të njohur si Lul Berisha, i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është një vrasje shtetërore. Se PD dhe unë, me ndihmën e gjithë qytetarëve do të ndërtojmë një shtet që nuk i shpall luftë të rinjve të pamundur e të papunë të rritur me shumë sakrifica si Estrefi, por që i ndihmon ata të kapërcejnë vështirësitë e jetës, e të ndërtojnë një jetë të sigurtë, një të ardhme të sigurtë për veten dhe fëmijët e tyre. Dhe po kështu një shtet të ashpër deri në fund për trafikantët, kriminelët e vërtetë dhe për politikanët e papërgjegjshëm mbi të cilët rëndon sot edhe vdekja e Estref Halilit” mbyll deklaratën e tij Basha.
22- vjeçari Estref Halili u vetëvra në dritaren e banjës në burgun e Rrogozhinës tre ditë më parë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com