Basha në Prokurori për 'Xhisielën', Kryemadhi: Zbatuan urdhrat e Edi Ramës, ky pushtet ka rënë

Basha në Prokurori për 'Xhisielën', Kryemadhi: Zbatuan urdhrat e Edi Ramës, ky pushtet ka rënë

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e konsideron paraqitjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në Prokurori, si një shenje të qartë të kontrollit të organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama. Basha u paraqit të dëshmojë për çështjen "Xhisiela", pas padisë për shpifje të ngritur nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se në momentet kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë, Prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.

Ajo shton se ata që po i shërbejnë në mënyrë të paligjshme kryeministrit dhe përsonave të veshur me pushtet politik do të mbajnë përgjegjësi pasi nuk do mbeten pa u ndëshkuar.

POSTIMI I PLOTË:

Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës. Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.

Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.

Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.

Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë! Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore. Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.

Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndeshkuar. Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.

Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit. Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar. Dhe lufta pa kompromis ndaj kriminalizimit të pushtetit, përfshirë dhe veglat që i shërbejnë, do të jetë përparësi e misionit tonë, për largimin e një qeverie që drejtohet, jo më nga Edi Rama, por nga mafia që e ka marrë peng atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 13/10/2018 06:20

    MONA E KA NE RREGULL .SE KUR QEVERIS MAJTAS SHAN DJATHTAS .KUR QEVERIS DJATHTAS SHAN MAJTAS .TAMAM NGA FRYN ERA KTHEN GUNEN . NJE VAJZE STUDENTE NGA PERIFERIA E LARGET E VENDIT ME ARDHJEN E DEMOKRACISE U BE MBRETERESHA E BALLKANIT NE SAJ TE AFTESIVE QE KA PER TE VJEDHUR BASHKE ME STUDENTIN KOK MADH NGA SKRAPARI .DHE TANI I KUNDEVIHET DREJTESISE SE PO PUNON SE DON DREJTESI SI AJO QE BURRI U KAP ME BLLOK NE DORE DUKE VJEDHUR DHE DOLI I PAFAJSHEM .MONA MOS KE FRIKE SE DREJTESIA E RE KA POPULLIN ME VETE DHE BABALET DHE NEN SHALET DO GJEJN VENDIN .

    Përgjigju
  • Demokrati: 12/10/2018 21:37

    mo Muni po ku ke qene kaq e rezikshme .Derr muni je .

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 12/10/2018 19:46

    A jo mona jo skeni pare gje akoma thoje ti para disa javesh,prandaj kur dbuhesh me gusan thot populli e ban vezen e madhe,e kur ofron veza duhet qitur,banja vendin tash bashortakja vullnetare ne krim,shko ne lazarat mbush pak hundet e buzet ndoshta qetesohesh.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 12/10/2018 19:38

    Babahalet e Shqiperise Monika Luluqi & CO

    Përgjigju
    • Thoma: 12/10/2018 21:04

      Sa ka filluar te vij era shtet dhe me deshiren per tu ber si gjith te tjeret . Lezoj cdo dit lajmet , gjithmon me deshiren e madhe kur do zhduken shushunjat .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion