Basha në Shkodër: Projekti ynë, të nxjerrim vendin nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Shkodër, ku zhvilloi takime me të rinj dhe tregtarë të vegjël dhe të mesëm të qytetit.
Basha theksoi se pasi e ka zhytur vendin në gropën e papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë, kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë alternativë, nuk ka asnjë projekt se si mund ta nxjerrë vendin nga gropa ku e ka zhytur, madje nuk e ka as problem. Problemi i tij i vetëm është opozita dhe kryetari i saj, tha Basha, dhe jo hallet dhe problemet e qytetarëve.
"Problemi i tyre është Basha. Problemi im është rënia ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave, rritja e çmimeve, pamundësia për të mbyllur muajin, papunësia rinore, papunësia në tërësi. Po unë do të uroja që ai të luftonte me të njëjtën fuqi që më lufton mua, papunësinë. Të lufonte me të njëjtin prioritet që lufton kryetarin e opozitës, varfërinë. Të luftonte pagat e ulta, pensionet e ulta me të njëjtën forcë që sulmon, shpif dhe fajëson këdo, përveç vetes së tij."
Partia Demokratike dhe kandidatët e saj, theksoi Basha, e kanë ofertën për ta nxjerrë vendin nga kriza duke u kthyer shpresën qytetare, duke ulur taksat e hapur mundësi për punësim. Duke rritur pagat dhe pensionet dhe ulur çmimet.
"Kemi ofertën e uljes së taksave, kemi ofertën e uljes me 25% të çmimit të energjisë dhe faljes së kamatvonesave për të gjithë shqiptarët. Kemi ofertën e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kemi ofertën e dëmshpërblimit të të gjitha objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme nga qeveria Rama-Meta", tha më tej ai.
Kryetari i PD-së dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u takuan edhe me tregtarë të vegjël dhe të mesëm të qytetit të Shkodrës ku janë njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre, që nga rritja e taksave, rritja e çmimit të dritave rënia e fuqisë blerëse, etj.
"Do t'i ulim taksat, edhe çmimin e energjisë do t'a ulim. Ky është vendi ku do të jetojmë. Ata që e kanë bërë të pamundur ata do të largohen, jo ju njerëzit e punës. Duhet të ofrojmë zgjidhje për situatën, ne e kemi zgjidhen, uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, rritjen e fuqisë blerëse", tha Basha.
Ndërsa kandidatja e PD-së Voltana Ademi premtoi se do të shikohet edhe diferencimi i tarifave. "Ne kemi bërë një studim i cili përcakton diferencimin e tarifave në bazë të llojit të biznesit", tha ajo./atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë