Me anë të një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha ka nxjerrë disa shifra ku situata mes papunësisë dhe varfërisë është alarmante. 

Të dhënat e mbledhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit tregojnë se në Shqipëri 50 655 persona jetojnë me ndihmë ekonomike, skemë nga e cika janë përjashtuar 28 836 vetë.

Ndonëse qeveria thotë se iu ka ofruar vende pune të përjashtuarve, të dhënat flasin vetëm për 454 vende të lira pune.
Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë”, shkruan Basha bashkangjitur videos.



(Postimi i videos i kreut të partisë Demokratike në Facebook)


e.gj/Shqiptarja.com