Basha nga Shkodra: Zgjedhja e duhur nuk janë oligarkët, me 16 shkurt i kthejmë qeverisjen vendit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  vijon turin e takimeve në rrethe me qytetarët, ku këtë të martë ka qenë në qytetin e Shkodës ku i ka bërë thirrje tregtarëve dhe të gjithë qytetarëve të bashkohen me protestën e madhe të opozitës që pritet të mbahet me 16 shkur në kryeqytet. 

Basha nisi sot  takimin me tregtarët e qytetit verior, në Shkodër ku ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me disa prej tyre. Në bisedimit me tregtarët  Basha u shpreh se ardhur koha që ta rrëzojmë këtë qeveri oligarkësh , që mendon  jo për popullin por vetëm për vete.

Lumturia, tregtare: Me pensioni qe marrr 127 mijë lekë të vjetra une vetëm bukë mund të ha. As sefte s’kam bërë.

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.

Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.

Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

Basha :Kur punën shkojnë keq ikën qeveria, jo populli.

Tregtarja: E kam burrin pa punë, vetë pa punë. fëmijët e kam pa punë pa shkollë. Ky popull s’ka bukë me hangar. E kam penicionin 80.mijë lekë.

Tregtare: Ne jemi pensioni me ndihmu veten. Me 100 mijë lek pension, çfarë kemi me bë? Asgjë. Paguajmë sigurimet kot. Ikin sigurimet kot!

Basha: Në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pesnionet janë më të ulëtat në Europë mos prisni që të keni xhiro.

Tregtare: Normale, kjo është. Ka mbaru çdo gjë këtu. S’di ca ka me u bë.

Basha: Ç’farë ka për t’u bërë. Të ulet çmimi i naftës, me ul çmimin e energjisë, me rrit pensionet, me ul taksat tuaja. Të ndizen motorrët e ekonomisë. Por së pari duhet të largojmë këtë qeveri që e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodrani: 29/01/2019 14:05

    hajdute ti rama iliri saluku te gjithe nje fund do keni bugun nga maskarralleqet qe i bete ketij populli vite me radhe

    Përgjigju
  • Demokrati: 29/01/2019 14:02

    Po ik o lul se asnji vot nuk ke me marr ne shkoder me ate kryetare qe ke vu nuk mbyll nji grop ne shkoder . Sa rrin e ban show me ato tregtar fakira te kisha ba nji xhiro ne rrugt e shkodres e te kishe pa gropat ne cdo rrug. Ik Shif rrugen te peshku ne rus si me i ra bomba automike. Krytare e deshtume nuk ka mbyll nji grop Lene ma gja tjeter . Ne si familje jena demokrat Po ket radh me ket kryetare asnji vot nuk ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb