Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Durrësit dhe disa fshatra për të parë nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Lideri demokrat tha se banorëve në Gjoricaj të Ishmit dhe zona të tjerë, por edhe disa lagje brenda në qytet akoma nuk u ka shkuar asnjë ndihmë dhe se janë në kushte skandaloze. Gjendja më e rëndë sipas tij paraqitet pikërisht në Gjoricaj, por edhe në kampin e Manzës që është ngritur. Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama që sot e ftoi sërish në tryezë, Basha i rikujtoi planin me tre pika dhe i kërkoi që të lerë llafet e manovrat sikur i cilësoi, por të ndihmojë të prekurit nga tërmeti.
"Kam katër orë në këtë zonë që është totalisht e harruar, dua t'u falenderoj që erdhët, shkoni deri në Ishëm. Në Gjoricaj 9 nga 10 shtëpi nuk jetohet. Dëmet janë kudo, por në këtë zonë ka një harresë totale askush nuk ka shkuar t'u thotë të rrinë apo jo, nuk kanë as çadra. Harresë dhe lënie në mëshirë të fatit. Kjo është emergjencë totale. E dyta, në kampin e çadra në Manëz është batërdi, balta ka shkuar deri në gju, brenda ka foshnje, fëmijë dhe të moshuar. Ka dy objekte shkollore jashtë rrezikut, ndërsa këta janë nata e gjashtë në shi, të merren të cohen në shkolla. Kjo është situata e rëndë, pa ndihma, ankohen për seleksionim, ankohen se marrin ata që kanë më pak nevojë. Edhe njëherë përsëris thirrjen, kemi propozuar tre pika për ata që kanë vullnet.
Pika e parë erdhi pas takimit me profesionistët, 500 inxhinierë nëse pajisjen nga shteti dhe që njerëzit të dinë nëse është dicka që riparohet apo të mos kthehen në banesë, dikush mund të zhvendoset për ca kohë apo të mendojë për riparim. Përdorimi i këtyre burimeve njerëzore, faleminderit atyre që kanë ardhur nga jashtë, por ne kemi edhe tonët që duan të kontribuojnë pa pagesë. E kanë ofruar te kryetari i opozitës, pasi kryeministri kishte një takime me bamirësit. Tani ata nuk duhet të mos merren se ia ofruan ndihmën kryetarit të opozitës. Njerëzit më kërkuan përshpejtimin e procesit të rivlerësimit. Angazhimi do të jepte një faturë të dëmit, sa është në tërësi, në zonat e goditura dhe shtëpi në shtëpi. Propozimi ynë është i qartë, janë 150 mln dollarë që do u shkojnë 10 oligarkëve për vitin 2020, këto t'u shkojnë njerëzve.
Ne po e detajojmë këtë propozim edhe më shumë. Ju inkurajoj të vijoni të raportoni dhe i bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës, mos e konsiderojë garë propozimin e opozitës, se nuk jemi në garë, njerëzit nuk presin, të shkojnë të shikojnë cfarë nevoje janë. Foshnje një muajshe nata e tretë që flinte në familje. Kjo nuk është cështje bamirësi, por veprime konkrete, boll më me llafe. Unë dhe PD-ja do të vijojmë të japim ndihmën tonë. Ska kohë për manovra llafesh dhe keqpërdorim të situatës. Inxhinierët më thanë se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se cfarë ndodhi, betoni flet, sesi është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithcka nga zbatimi i projektit te kodet e ndërtimit. Duhet studiuar cdo objekt para se të shembet, dhe përbën provë për atë që vdiqën. Kjo nuk do të ikë pa përgjegjësi pasi përbën provë materiale. Mund të bëhet një përpjekje për të nxjerrë orenditë pa rrezikuar njerëzit. Prokuroria ka ligjet, të bëjë detyrën, nëse bën detyrën askush nuk e merr zvarrë, por nëse merret zvarrë dhe kthehet në vegël është problem tjetër" tha ai.
Lajmi kryesor: