TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur ditën e sotme në tregun e Kombinatit, për të takuar tregtarët, sipas së cilit janë në varfëri ekstreme.
Basha tha se qytetarët janë zhytur në borxhe duke marrë edhe gjërat minimale me anë të listave duke filluar që nga buka dhe perimet dhe për këtë fajtor ka bërë kryeministrin Edi Rama. Ai ka vijuar akuzën e tij, se Rama përgjatë 7 viteve ka pasuruar oligarkët dhe kanë varfëruar shqiptarët.
"Situata ekonomike është në qendër të diskutimeve., Ka një rënie të xhiros së konsumit si kurrë më parë, është i njëjti realitet sot në zonat e tjera të kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen po falimentojnë, ku njerëzit nuk plotësojnë dot as kërkesat minimale, janë shtuar listat e borxheve dyqanet e bukës, të presimeve. Varfëria është këdo se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit se paratë e taksapaguesve. kjo është situata ekonomike se Rama bredh në Europë me lekët e shqiptarëve, qindra mijëra euro që mund të shkonin për familjet në nevojë. Kjo është situata dhe konfirmohet edhe nga raporti i Bankës Botërore, që thotë se 1 në 2 familjet shqiptare jeton në varfëri, nuk ka pse të ishte kështu. Arsyeja kryesore është se paratë e taksave të shqiptarëve , shkuan ku kanë shkuar për 7 vite, te oligarkët, te kontratat sekrete, shkatërrimi i pronës publikut, te udhëtimet e kryeministrit dhe zyrat luksoze të qeverisë. Ka vetëm një përgjegjës, njeriun që ka në fokus të parë xhepat e tij dhe jo interesin e shqiptarëve", tha Basha.
Ai shprehet se PD-ja ka një plan për daljen nga kjo krizë.
"Jam për të dëgjuar në këtë tur dhe për t'iu thënë njerëzve që ne kemi një plan, që do i kthejmë tek ju paratë e vjedhura. Duke ulur taksat dhe rritur ekonominë për të gjitha shqiptarëve. Qëllimi kryesor është të jem me njerëzit", përfundoi kryedemokrati.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
Po ky luli vajti ne kombinat me qe i erdhi keq per kata njerzit qe jane ne liste per pages ne dyqan se nuk i pagoj ky leket apo nuk kishte kuleten me vete se i ka aq leke apo del si kalli gruri qe po i vjen keq per popullin o zot po keta qe kane keto dyqane besojn lulin Kur do ikin keta nga politika te shpetoj shqiperia nga keta palacottttt
Përgjigjuaqe shum gjasojne, si kene kushri i Kim Jong I
PërgjigjuIk o loqe se na mallengjeve. Ky investimet dhe mekembjen e vendit e quan shperdorim. Per kete Tirana dhe Shqiiperia duhet te jene si Kandahari, ku zyrtaret si puna e ketij vidhnin dhe shtonin pronat dhe vendi lengonte ne plunurin e harreses. Flet ky se gjasme i vjen keq per Tiranen, kur jo më larg se 5 vjet Tirana qelbej era shurre dhe ku aty mu në qender tek Muzeu historik, ku nuk kishe ku te uleshe se te gjitha derrasat e stolave ishin te thyera. Ik ore se je hipokrit dhe i paafte.
PërgjigjuO LYL ÇFAR MENDON TI SE SHQIPTARËT STA NJOFIN FYTYRËN TËNDE PREJ KRIMINEL HAJDUTI O IDJOT. PO TI MENDON QË TË GJITH SHQIPTARËT JAN SI TY 7×7=42 O IDJOT I LER O PLER.
PërgjigjuJane deytara Qeveritare more kopuk ,,qe i transmeton gjerat vetem per te keqe .. Kudo flitet ne Popull ,qe besimi tek Juve eshte ==. zero.. Propagante Negative per ecurine e Sukseshme te Qeveeise .. Turp..
PërgjigjuPo ti o Lulush qe e kalon fundjaven ne Amsterdam?
Përgjigjuta dish ti sa lista ka grisur kusherira ime qe ka nje ushqimore kur ishit ju ne qeveri se e dinte qe nuk do i paguanin dot jerezit aq te mira pac ti o bastardmuti. ti kur shkon ne hollande dhe udheton ne biznes klas ku i gjen paret?apo sa mbaron protesten shkon mer avjonin me vllain prej babe ...zenin e bridhni dynjane
Përgjigju