/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Panairin e Punës 2015. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" kreu i PD thekson se, "Kryeministri i të keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve".
"Dy ditë më parë na quajti popull me varfëri aspiratash, sot na akuzon si popull që nuk e duam punën. Papunësia u rrit me 7 përqind në këto 20 muaj sepse kryeministri i të keqes rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese dhe nisi në eksod kapitalin dhe investimet, shkatërroi mijëra vende pune dhe hodhi në mes të katër rrugëve nëna, baballarë dhe të rinj", shkruan Basha.
Sipas Bashës, "Shqiptarët ikin se nuk kanë punë, bukë dhe shpresë", ndërsa shton kreu i PD, Kryeministri, "i fajëson se nuk duan të punojnë dhe se kanë varfëri aspiratash.
"Kryeministri i të keqes ka humbur çdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe punësimin, por vetëm vrer dhe akuza ndaj popullit të tij. Fajësimi i popullit është shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi. Është koha të shpëtojmë prej kësaj të keqe".
Kryeministri Rama deklaroi sot në Panairin e Punës se, në dy ditët e "Panairit të Punës 2015" janë mbi 800 persona që kanë gjetur vend pune, nga 5.500 që ofrohen këtë vit ky event.
Sipas kryeministrit duhet të ndryshojë qasja ndaj nevojës për punë. "Puna nuk vjen të të trokasë në shtëpi, të të thotë po të pres poshtë të kafja, bëhu gati e pastaj bëjmë muhabet e ja ku më ke. Puna duhet kërkuar me këmbëngulje. Ka shumë punë për të thyer mendësinë se punë mund ta gjesh nëse ke miq në qeveri dhe shtet", tha Rama.
/Shqiptarja.com