Basha porosit banorët në Kavajë: Mos hyni në banesat e dëmtuara, prisni verifikimin

Basha porosit banorët në Kavajë: Mos hyni në banesat e dëmtuara, prisni verifikimin

36 familje në Kavajë kanë mbetur jashtë që nga tërmeti i rënë më 26 nëntor. Pranë tyre ditën e sotme ka shkuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili  ka komunikuar me banorët për situatën e vështirë që po kalojnë.

Banorët i kanë thënë kreu të PD se prej ditës kur ka rënë tërmeti nuk kanë hyrë në banesat e tyre për shkak të frikës, pasi pallati ku jetojnë ka pësuar dëme të mëdha. Ata ndër të tjera shprehen se kanë fjetur në makina ndërsa shtojnë se nuk kanë marrë dot as rrobat që kanë brenda.

Banorët: Jemi, të gjithë kemi dalë jashtë. Po rrimë në makinë me kalamajt, pimë naj kafe në lokale.

Basha: Mos u futni brenda pa u vërtetu nëse futesh apo jo dot.

Banori: Rrobat i kemi brenda, ka probleme në strukturë. Kemi një jetë që punojmë. Presim ekspertët.

Basha: Un do të ngrejë si problem. Miqtë tanë nga Elbasani kanë hapur nja 600-700 vende. Jeta mbi të gjitha. Në Thumanë që vjet nuk duhej të futeshin brenda.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë