Basha: Rama e ka mendjen te sulmet politike dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd?

Basha: Rama e ka mendjen te sulmet politike dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd?

1591096256_basha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka aukuzar sërish kryeministrin Edi Rama situata e COVID i ka dalë jashtë kontrollit dhe se sa vjen gjendja përkeqësore.

"Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit", shkruan Basha.

 

Për kryedemokratin, teksa Rama e ka mendjen nga sulmet politike, shumë njerëz po vdesin për fajin e tij.

"Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???", përfundon ai.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama replika në distancë për COVID-in! Kreu i PD: Dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd! Kryeministri: Ti s'ndalon as aleaten tënde në fushatën e saj për përhapjen e virusit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument