Basha: Rama s'ka asnjë plan për sigurimin e vaksinës anti-COVID, sa do të jetë fondi në dispozicion?

Basha: Rama s'ka asnjë plan për sigurimin e vaksinës anti-COVID, sa do të jetë fondi në dispozicion?

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kabinetin e drejtuar nga Edi Rama se është e vetmja qeveri që nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës. Kryedemokrati thotë se qeveria duhet të tregojë sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid.

Në një postim në Facebook, lideri demokrat shprehet se është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati.

"Të gjithë e kemi të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshën të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pandemisë covid-19. Synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit covid-19 sapo të jetë gati vaksina.

Për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish. BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj.

Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës. Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.

Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.

Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.

Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t'u mbrojtur prej tij" shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 20/08/2020 15:07

    Hë,gjeje z.Luli,sa vaksina janë në foto. 7 për së gjëri dhe 7 për së gjati ,1 në mes që je ti,sa copë janë ?????

    Përgjigju
  • Kapterr Bujar Cibani: 19/08/2020 16:42

    Lulushi nqs i ka qejf keto vaksinat, le t'ja beje gruas, motres/vellait, femijeve te tij dhe per veten e tij le te beje 4-5. Ne NUK I DUAM VAKSINAT VRASESE...

    Përgjigju
  • Tosi: 19/08/2020 14:17

    Me keto probleme madhore po merret qeveria por natyrisht po pritet dhe drafti i hartuar nga gjithollogu i pd leshelis famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim