Kreu i Partisë Demokratike edhe ditën e sotme ka qenë u pranishëm në Thumanë, ku shembja e tre pallateve nga tërmeti, la pas shumë viktima dhe të plagosur. Basha ka kërkuar edhe 5 pika që sipas tij qeveria duhet t'i përmbushë në mënyrë që të konkretizohet gjendja e jashtëzakonshme.
Sipas kreu të PD, pikë së pari duhet që kërkim-shpëtimi duhet të vazhdojë deri në fund dhe nuk duhet të ndërpritet. Po ashtu sipas Bashës familjet që janë prekur nga tërmeti nuk duhen lënë në çadra por duhet të sistemohen në apartamente për të paktën 6 muaj.
Si pikë të tretë Basha ka theksuar se strukturat e shpëtim kërkimit shqiptarë duhet të stërviten, pasi nuk kishin mjetet e duhura për të punuar. Ndërsa më pas Basha ka shtuar se në pallatet e zonat e shpallura të pabanueshme duhet të evakuohen të gjithë personat. Në fund kreu i PD la thënë se duhet një informim sa më i mirë për pasojat e tërmetit duke qenë së Shqipëria është një zonë që goditet shpesh nga aktiviteti sizmik.
"Humbje e rëndë. Mendimet tona lutjet tona janë më familjet e tyre. Mirënjohje për punën që kanë bërë kërkim shpëtimit. Falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga larg për të na ndihmuar. Me specializimin e tyre e kanë bërë më të lehtë punën e ekipeve të shpëtimit. Dje kam vizituar familjet në çadra. Është e vështirë." tha Basha.
"Në mënyrë të përsëritur kamë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sot është shpallur. më mirë vonë sesa hiç. Është me prioritet që të mos mbetet vetëm llafe. Përfundimi i kërkimeve deri në fund. Ata që kanë mbetur pa banesa, nuk mund të qëndrohet gjithmonë në çadra. Duhen të futen në apartamente për të paktë 6 muaj. qeveria duhet të marrë masa që çdo familje të vendoset në apartamente. Kanë humbur sigurinë e tyre dhe shtëpitë e tyre. Të marrin masat dhe këta njerëz të jenë të strehuar e të sigurt. Së treti është mësimi se nuk kemi struktura të mirëfillta. U shpreh mirënjohje por i kemi parë se as dorashka nuk kishin. Blerja e paisjeve, trajnimi i tyre të bëhet brenda kësaj. Së katërti duhet të merren masa për të gjithë objektet që janë në rrezik. Një vit më parë këto pallate u goditën rëndë. Duhet të evakuojmë të gjithë ata që janë në zona rreziku. Duhen informuar se në çfarë zonë ndodhet Shqipëria. Masat që duhen marrë. Këto janë 5 pikat emergjente që të konkretizohet gjendja e e jashtëzakonshme. " shtoi më pas ai.
Lajmi kryesor: