Basha rrëfen historinë personale: U tmerrova kur mësova se 6 nga 7 infermieret që punonin në Reaminacion do të largoheshin (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer këtë të martë në një takim me një grup studentësh në Shkodër, një fragment nga jeta e tij personale.

Basha tregoi se një vit më parë, teksa kishte shtruar në një nga departamentet e QSUT-së babain e tij për një ndërhyrje komplekse, ishte tmerruar kur kishte mësuar ikjen e 6 infermierëve nga 7 në total. Duke i cilësuar "heronj" të papërfillur për nga paga që merrnin, Basha u shpreh se në atë moment u ndje keq në planin njerëzor pasi po i largoheshin bashkatdhetarë. 

Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast m’u desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profesionale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.

Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon që kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 30/01/2019 18:00

    Shko ore mos na trego perralla... Pse kur ishit ju sa ishin rrogat... Behu burre kur te jene zgjedhjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi