Kreydemokrati Lulzim Basha ka vijuar një tur ku ka takuar personalisht qytetarët për ti ftuar në protestën që do të zhvillohet nesër në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në orën 11:00 

Kreu i PD shpërndan fletëpalosje personalisht për qytetarët nëpër zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpër kafene ku gjendën të rinjtë.

Orjola Pampuri shoqëruese e Bashës dhe gjithashtu pjestarë të Forumit Rinor të PD, takime me qytetarë të ndryshëm, veprimi më i fundit i opozitës vetëm pak orë para protestës të lajmëruar nesër në orën 11 në bulevardin qëndror dëshmorët e kombit.

Konkretisht Basha ka zgjedhur që ta nis turin e tij të shpërndarjes së fletushkave nga 9 kateshet. Basha ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestë dhe të marrin me vete edhe të afërmit dhe miqtë.

Sot bashkë më një grup të rinjsh kemi ftuar qytetarët e Tiranës në protestë, kamerat e kanë parë reagimin e qytetarëve, një reagim i njëjtë është në gjithë Shqipërinë, do të jetë një protestë ku shqiptarët do të bashkohen për ti thënë jo të keqës, për një shpresë dhe jetë më të mirë.

Nuk të ketë asnjërën nga këto sa kohë në krye të vendit do të ketë politikëna të lidhur me krimin dhe ligji nuk tregohet i barabartë për të gjithë.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike